LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BE heq kufizimet me Shqipërinë/ Manastirliu apel qytetarëve: Mos ulni vigjilencën

16 Qershor 2021, 10:10, Lifestyle CNA
BE heq kufizimet me Shqipërinë/ Manastirliu apel qytetarëve: Mos

Vendet e Bashkimit Europian, janë dakorduar për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërisë.

Pas kësaj ka reaguar Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku është shprehur se është një lajm i shumëpritur nga shqiptarët.

Manastirliu sërish ju bëri apel qytetarëve që të mos ulin vigjilencën.

?Lajm i mirë

Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë. Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë. Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë?, ka shkruar Manastirliu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga