LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Një njeri që ka kaluar COVID-in s’është më i njejti!”/ Rakacolli sqaron pasojat në shëndet

15 Qershor 2021, 16:33, Lifestyle CNA
“Një njeri që ka kaluar COVID-in s’është më

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ishte e ftuar pasditen e sotme në Report tv, ku ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë.

Rakacolli është ndalur të sqarojë pasojat që le Covid tek personat që e kanë kaluar.

Ajo tha se kjo nuk është një teori e thënë pa asnjë bazë, pasi një person që e ka kaluar Covid nuk është më i njejti.

Pasojat më të shumta janë në mushkri dhe në shëndetin mendor.

?Bota është akoma përpara të panjohurës, që COVID ndikon në shumë sisteme ndikon, dhe që lë pasoja po shihet gjithnjë e më tepër, ato që kanë kaluar nuk janë si më parë, përjetojnë simptoma që duken që janë lidhur me COVID, ka lënë shumë pasojë në shëndetin mendor dhe të frymëmarrjes. Flitet shumë, për pasoja që lë në sistemin nervor,  që kalojnë si hije, si mjegull, apo kujtesë të shkurtër, por shëndetin mendor mund të jetë edhe një reaksion nga sëmundja e shekullit apo të përballjes me humbje apo vuajtje të njerëzve të dashur?, tha Rakacoli.

E njëjta vlen edhe me mjekët, tha Rakacolli, të cilët pavarësisht se shifrat janë të ulëta dhe spitalet po boshatisen, nuk po i gëzohen ende kësaj situate.

?Përballja me vuajtjet të lë pasoja dhe mjekët nuk janë më njësoj, janë përballur me njerëz që shohin shpresën vetëm të ti. Të fiken njerëz në duar nuk është e vogël dhe nuk kalon prap pasoja në shpirtin tënd, akoma nuk mund t?i gëzohen kësaj situatë?, tha Rakacolli./CNA.al.

 

Lajmet e fundit nga