Kina po përgatitet të pushtojë Tajvanin/ Çfarë do të bëjë SHBA?

11 Qershor 2020, 06:37, Blog CNA
Kina po përgatitet të pushtojë Tajvanin/ Çfarë do

Nga Ted Galen Carpenter ?American Conservative?

Sjellja e fundit e Republikës Popullore të Kinës (PRC) mbi çështje të ndryshme, duhet të përbëjë një sinjal alarmi për të gjithë sistemin ndërkombëtar. Sjelljet e dyshimta ta Pekinit, dhe përpjekja për heqjen e përgjegjësive nga vetja në lidhje me pandeminë e koronavirusit, është njëri nga shembujt.

Por vendimi për të imponuar një ligj të ri të sigurisë kombëtare në Hong Kong, është edhe më shqetësues. Kjo lëvizje dobëson shumë, në mos eliminon thuajse fare, statusin e premtuar autonom të Hong Kongut. Dhe pas kësaj lëvizje, qeveria komuniste kineze duket se po hedh sytë nga ishulli rebel i Tajvanit.

Në një fjalim të datës 21 maj, kryeministri Li Keqiang la dukshëm jashtë fjalën ?paqësore?, duke iu referuar qëllimit të Pekinit për t?u ?ribashkuar? me Tajvanin. Dhe kjo sinjalizoi një ndryshim ogurzi të politikës kineze ndaj ishullit, pasi lidhjet e Pekinit me Taipein aktualisht janë në pikën e tyre më të ulët.

Marrëdhëniet midis Tajvanit dhe kontinentit, janë bërë gjithnjë e më të tensionuara që nga fitorja plebishitare e Tsai Ing-uen dhe partisë së saj të Progresit Demokratike pro-pavarësisë në zgjedhjet e 20160-ës. Fitorja edhe më e madhe e rizgjedhjes së Tsai në janarin e këtij viti, e shtoi zhgënjimin dhe zemërimin e Pekinit.

Në mesin e shumë provokimeve të tjera, Tajvani po ankohet për rritjen e ngacmimeve ushtarake nga Kina që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, teksa avionë dhe anijet luftarakë i janë afruar rregullisht ishullit gjatë stërvitjeve që kanë kryer kohët e fundit.

Konfirmimi se Pekini nuk është më i angazhuar për një ribashkim ?paqësor?, erdhi vetëm disa ditë pas fjalimit të kryeminisrit Li. Duke folur në kuadër të 15 vjetorit të Ligjit Kundër Ndarjes së Kinës (një lëvizje e vitit 2005 drejtuar Tajvanit), gjeneral Li Zuoçeng, shefi i Departamentit të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Kineze, dhe anëtar i Komisionit Qendror Ushtarak, deklaroi hapur se Kina do të sulmojë Tajvanin nëse ky veprim bëhet i nevojshëm për ta penguar atë nga kërkimi i pavarësisë zyrtare.

Një deklaratë e tillë nga njëri prej udhëheqësve më të vjetër ushtarakë kinezë, tregon se Pekinit po i soset durimi me çështjen e Tajvanit. Megjithatë një operacion i drejtpërdrejtë ushtarak kundër Tajvanit mbetet i pamundur. Presidenti Xi Jinping dhe bashkëpunëtorët e tij, e e dinë se një veprim i tillë do të provokonte një krizë të rëndë me Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni ka marrë angazhimin me Aktin për Marrëdhëniet me Tajvanin (1979), për ta konsideruar një sulm të Kinës ndaj Tajvanit si ?një shkelje të rëndë të paqes?. Për më tepër, Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar t?i shesë armë ?mbrojtëse? gjatë 4 dekadave të fundit që kur Uashingtoni ia ndërpreu marrëdhëniet e tij diplomatike me Pekinin.

Administrata Trump ka ndërmarrë shumë nisma të reja, me një mbështetje entuziaste edhe të Kongresit, për të forcuar mbështetjen e SHBA-së ndaj Tajvanit. Duke pasur parasysh këtë gjë, ka shumë të ngjarë që Shtetet e Bashkuara të reagojnë ushtarakisht ndaj një sulmi të Republikës Popullore të Kinës ndaj Tajvanit.

Por veprimi i SHBA-së në lidhje me masat shtrënguese më indirekte, është më pak i sigurt.

Për shembull, çfarë do të ndodhte nëse forcat kineze do të ndërmerrnin një sulm për të pushtuar Kinmen dhe Matsu, 2 ishuj të vegjël vetëm disa milje larg bregut kontinental, por Pekini do t?i thoshte Uashingtonit se nuk ka ndërmend të reagojë kundër vetë Tajvanit?

Edhe kur Kina i sulmoi vazhdimisht ato ishuj gjatë viteve 1950, zyrtarët e administratës Ajzenhauer nuk e bënë kurrë të qartë se çfarë të bënin nëse tensionet përshkallëzoheshin, dhe nëse Kina do t?i pushtonte realisht ato ishuj.

Aso kohe, Taipei kishte garnizone të forta ushtarake për të ngadalësuar çdo përpjekje të tillë, por tani Kinmen dhe Matsu janë praktikisht të pambrojtur, dhe aneksimi ushtarak nga ana e Kinës mund të kryhet brenda pak orësh, me pak ose aspak luftime. A do të ishte një provokim i tillë i mjaftueshëm, që SHBA-ja të merrte parasysh rrezikun e një lufte në shkallë të gjerë me Kinën?

Pekini ka një mundësi për një lëvizje edhe më indirekte, që do ta poshtëronte Taipein, dhe do t?i dërgonte një mesazh të qartë në lidhje me vendosmërinë e Pekinit, për të parandaluar pavarësinë e ishullit. Tajvani pretendon 2 grupe ishujsh të vegjël në Detin e Kinës së Jugut, më i madhi prej të cilëve është Taiping.

Këto pretendime kanë shërbyer si një burim krenarie kombëtare. Këtë verë, Kina planifikon aty pranë një stërvitje të madhe ushtarake detare dhe ajrore të energjisë, dhe ka spekulime se forcat e saj mund të lëviznin për t?i vënë nën kontroll këto ishuj.

Shumica e vëzhguesve ushtarakë e hedhin poshtë këtë mundësi, duke vënë në dukje se ishujt e kanë humbur tashmë çfarëdolloj vlere strategjike që mund të kishin pasur dikur për Pekinin, dhe kjo qëkur Kina ndërtoi aty pranë disa ishuj artificiale prej betoni.

Gjithsesi, edhe nëse do të ndodhte ky aneksim, ai nuk do të kishte arsye kryesisht ushtarake. Motivi më nxitës do të ishte simbolika politike shtrënguese. Më shumë sesa një veprim i Kinës në Kinmen dhe Matsu, një provokim i tillë periferik do ta vinte Uashingtonin në një pozitë të vështirë.

Pavarësisht nga opinioni publik anti-kinez në Shtetet e Bashkuara, a do të kishte qeveria mbështetjen e Kongresit dhe publikut për një përballje ushtarake amerikane me Kinën, për të mbështetur pretendimin e Tajvanit mbi disa ishuj të vegjël në Detin e Kinës së Jugut? Një gjë e tillë ngjan e pamundur.

Nëse regjimi i Xi-së dëshiron që të testojë vendosmërinë e Taipein dhe Uashingtonit pa pësuar ndonjë rrezik jashtëzakonisht të madh, një veprim kundër Kinmen dhe Matsu – ose akoma më tundues, kundër Taipingut dhe ishujve të tjerë të largët – do të ishte rruga e duhur. Zyrtarët e administratës Trump, anëtarët e Kongresit dhe publiku amerikan, duhet të reflektojnë se cila duhet të jetë politika e SHBA-së, në rast se bëhet realitet një sfidë e tillë. Dhe një vendim për këtë duhet të merret tani, dhe jo në mesin e një krize./ Përshtatur nga CNA.al

06:28 Blog

Amerika që duam

Nga Ahmed Charai “National Interest”* Imazhet dramatike që k...

Lajmet e fundit nga