Ja provat që policia amerikane nuk i ka diskriminuar afro-amerikanët

7 Qershor 2020, 12:25, Blog CNA
Ja provat që policia amerikane nuk i ka diskriminuar afro-amerikanët

Nga Heather Mac Donald ?The Wall Street Journal?

Vdekja e Xhorxh Floidit në Mineapolis, ka ringjallur narrativën e epokës së Barak Obamës, sipas së cilës zbatimi i ligjit nga policia në SHBA është përfundimisht racist. Të premten e shkuar, Barak Obama u shpreh në rrjetet sociale se për miliona amerikanë me ngjyrë, të trajtuarit ndryshe nga sistemi i drejtësisë penale për shkak të racës, është ?tragjikisht, dhembshurisht dhe çmendurisht normal?.
Ish-presidenti Obama i bëri thirrje policisë dhe publikut që të krijojë një ?normalitet të ri?, ku fanatizmi nuk ?infekton më institucionet dhe zemrat tona?. Xho Bajden publikoi po atë ditë një video, përmes së cilës ai pretendonte se të gjithë afro-amerikanët kanë frikë për sigurinë e tyre nga ?policia e ligë?, dhe fëmijët me ngjyrë duhet të mësohen të tolerojnë abuzimin e policisë, pasi vetëm në mënyrë ata të mund ta ?mbërrijnë shëndoshë e mirë në shtëpinë e tyre?.
Ai postim i bënte jehonë një pretendimi që bëri dikur Obama pas vrasjes në një pritë të 5 oficerëve të policisë në Dallas, në korrikun e vitit 2016. Gjatë homazheve për ta, presidenti tha se prindërit afro-amerikanë kishin të drejtë të frikësoheshin se fëmijët e tyre mund të vriteshin nga oficerët e policisë sa herë që ata dilnin nga shtëpia.
Guvernatori i Minesotës, Tim Valz denoncoi ?njollën. . . e racizmit institucional mbi nevojën e zbatimit të ligjit gjatë një konference për shtyp të premten?. Ai pretendoi se zezakët kanë të drejtë të shpërfillin si boshe premtimet për reformimin e policisë.
Akuza mbi një paragjykim sistematik mbi policinë, ishte e gabuar gjatë viteve të administratës Obama, dhe mbetet e tillë edhe sot. Sado të rënda qofshin imazhet e arrestimit të Floid, ato nuk përfaqësojnë 375 milionë kontaktet vjetore që oficerët e policisë kanë me qytetarët amerikanë.
Shumë të dhëna, nuk gjejnë ndonjë paragjykim strukturor në sistemin e drejtësisë penale që të ketë lidhje me arrestimet, ndjekjen penale apo dënimet. Krimi dhe sjellja e dyshuar, dhe jo raca, janë ato që diktojnë shumicën e veprimeve të policisë.
Në vitin 2019 oficerët e policisë qëlluan për vdekje 1.000 persona, shumica prej të cilëve ishin të armatosur apo të rrezikshëm për komunitetin. Dhe afro-amerikanët përbënin vetëm çerekun e atyre që u vranë nga policët vitin e kaluar (235), një normë që ka mbetur e pandryshuar që nga viti 2015.
Dhe numri i viktimave me ngjyrë, është më pak se sa ai që do të parashikonte shkalla e kriminalitetit në mesin e këtij komuniteti, pasi të shtënat e policisë janë një tregues i asaj sesa shpesh oficerët hasin në të dyshuar të armatosur dhe të dhunshëm.
Në vitin 2018, vitin e fundit mbi të cilin janë publikuar të dhëna të tilla, afro-amerikanët përbëjnë 53 për qind të autorëve të njohur të vrasjeve të ndodhura në SHBA. Ata kryejnë rreth 60 për qind të grabitjeve, megjithëse përbëjnë vetëm 13 për qind e popullsisë.
Policia qëlloi për vdekje 9 zezakë dhe 19 të bardhë të paarmatosur në vitin 2019, sipas një baze të dhënash të së përditshms ?The Washington Post?, nga përkatësisht 38 dhe 32 në vitin 2015. Gazeta i përcakton si ?të paarmatosur?, për të përfshirë edhe raste të tilla si ai Njuark në Nju Xhersi, ku viktima kishte pasur një armë zjarri në makinën e tij gjatë një ndjekje policore.
Në vitin 2018 pati 7.407 viktima të vetëvrasjeve në radhët e afro-amerikanëve. Duke supozuar një numër të krahasueshëm viktimash vitin e kaluar, 9 viktimat me ngjyrë të paarmatosura nga të shtënat, policore përfaqësojnë vetëm 0.1 për qind të gjithë afro-amerikanëve të vrarë në vitin 2019.
Nga ana tjetër, një oficer policie ka 18 herë e gjysmë më shumë të ngjarë të vritet nga një mashkull zezak, se sa një zezak i paarmatosur të vritet nga një oficer policie. Vetëm gjatë fundjavës që përkoi me Ditën e Përkujtimit në Çikago, u vranë 10 afro-amerikanë nga të shtënat nga një makinë.
Dhe një dhunë e tillë rutinore ka vazhduar. Një burrë 72-vjeçar nga Çikago, u qëllua në fytyrë më 29 maj nga një person i armatosur, që gjuajti disa herë në një banesë. Dy gra 19-vjeçare në Sauth Sajd, u qëlluan për vdekje ndërsa ndodheshin brenda një makine të parkuar disa orë më herët.
Një adoleshent 16-vjeçar, u qëllua me thikë për vdekje po atë ditë. Fundjavën e kaluar, 80 qytetarë të Çikagos u qëlluan me armë nga makinat në lëvizje, 21 prej tyre ndërruan jetë, dhe viktimat ishin kryesisht zezakë. Të shtënat e policisë, nuk janë arsyeja pse zezakët vdesin nga vetëvrasjet 8 herë më shumë, sesa të bardhët dhe hispanikët e marrë së bashku.
Dhuna kriminale po. Më e fundit në një seri studimesh që rrëzojnë pretendimet mbi një racizëm sistematik të policisë, u botua në gushtin e vitit të shkuar në ?Proceedings of the National Academy of Sciences?. Studiuesit zbuluan se sa më shpesh që oficerët e policisë përballen me të dyshuar të dhunshëm nga çfarëdolloj grupimi racor, aq më e madhe është mundësia që një anëtar i këtij grupimi të qëllohet për vdekje nga policia.
Ata arritën në përfundimin, se nuk ka ?asnjë provë domethënëse të pabarazisë kundër njerëzve me ngjyrë, në gjasat për t?u qëlluar nga policia?. Një analizë e Departamentit të Drejtësisë në vitin 2015 e Departamentit të Policisë së Filadelfias, zbuloi se policët e bardhë kishin më pak
të ngjarë sesa ata zezakë apo hispanikë që të qëllonin të dyshuar zezakë të paarmatosur.
Edhe një studim i ekonomistit të Universitetit të Harvardit Roland Frajer, nuk gjeti gjithashtu asnjë provë të diskriminimit racor në të shtënat fatale të policisë mbi të dyshuarit. Çdo provë për të kundërtën, nuk merr parasysh nivelet e krimit dhe sjelljen civile para dhe gjatë ndërveprimeve me policinë.
Narrativa e rremë e paragjykimeve sistematike racore të policisë ndaj afro-amerikanëve, është rishfaqur në vrasjet e shënjestruara të oficerëve gjatë presidencës së Obamës. Modeli mund të jetë duke përsëritur veten.
Oficerët e policisë sulmohen dhe vriten në përpjekje për të arrestuar të dyshuarit që mbajnë armë në mënyrë të paligjshme, apo në kundërpërgjigje të trazirave në rritje. Paragjykimet ndaj policisë dhe vendimet e buta nga gjykatat, e kanë inkurajuar kulturën e pandëshkueshmërisë së krimit, gjë që do të inkurajojnë më shumë dhunë që shkatërron civilizimin.
Nëse efekti ?Ferguson? i oficerëve të policisë që mbështesin zbatimin e ligjit në lagjet e pakicave, rilind si efekt ?Mineapolis?, atëherë mijëra afro-amerikanë që respektojnë ligjin dhe që varen nga policia për sigurinë e tyre themelore, do të jenë sërish viktima.
Oficerët e Mineapolisit që arrestuan Xhorxh Floidin, duhet të përgjigjen para ligjit për përdorimin e tepërt të forcës, dhe për indiferencën e madhe ndaj shqetësimeve të tij shëndetësore. Trajnimi policor, duhet të fokusohet më shumë në taktikat e de-përshkallëzimit të forcës. Por nga ana tjetër, vdekja e Floid, nuk duhet të dëmtojë legjitimitetin e zbatimit të ligjit në SHBA, pa të cilin ne do të vazhdojmë të ecim drejt kaosit.

Shënim: Heather Mac Donald, është bashkëpunëtore në Institutin Manhatan, dhe autore e librit ?Lufta kundër policëve?./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga