Merilin Monro, drama që fshihej pas buzëqeshjes sharmante të divës së Hollivudit
Sot aktorja do të mbushte 94-vjeç. Mjerisht, disa nga njerëz...
Nga Steve Mccann ?American Thinker?
Që nga 9 nëntori i vitit 2016, elitat në SHBA kanë përdorur në mënyrë obsesive bllokadën apo strukturat e ?Deep State? (Shteti i Thellë) për ta detyruar Donald Trumpin të dorëhiqet, ose duke u përpjekur ta distancojnë bazën e tij të votuesve, për të garantuar humbjen e tij në presidencialet e këtij vitit.
Gjatë 3 viteve të para të presidencës Trump, të dyja mjetet u përdoren njëkohësisht. Por pas dështimit të hetimeve me akuzat e e bashkëpunimit me rusët gjatë zgjedhjeve, apo dhe dështimit me impeachment-in mbi çështjen e Ukrainës, këtyre komplotistëve nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse të bëjnë gjithçka që bllokimi i shkaktuar nga koronavirusi, dhe trazirat e shkaktuar në qytetet amerikane nga krahu militant i së majtës amerikane, të ndikojë në mënyrë të dëmshme në ekonominë e vendit në prag të presidencialeve të nëntorit të këtij viti.
Në sulmet ndaj Donald Trump dhe mbështetësve të tij, është përdorur i gjithë fjalori i epiteteve moderne. Ai është krahasuar në mënyrë të pamëshirshme me të gjithë despotët dhe vrasësit masivë të shekullit XX. Është akuzuar gjithashtu për tradhti kombëtare, se është një grabitqar seksual, një mizogjnist, një ksenofob, një racist virulent dhe një homofob.
Pavarësisht nga të gjitha sulmet personale, mëkati më i madh i Trumpit sipas tyre është se ai është i paqytetëruar dhe i pakarakter. Por, përkundër këtij ?bombardimi? të pamëshirshëm me fyrje dhe akuza, Donald Trump nuk ka humbur asnjë nga mbështetësit e tij, madje në fakt ka fituar mbështetje shtesë.
Për më tepër, kriza ekonomike e shkaktuar nga karantina e koronavirusit, dhe trazirat e ditëve të fundit të sponsorizuara nga grupimi militant ?Antifa?, nuk do të kenë sukses në ndryshimin e mendimit të këtyre votuesve. Pse? Dy fakte për elitat miopike të Amerikës: si kanë reaguar amerikanët, kur burrat dhe gratë me ?karakter dhe të qytetëruar?, të pranueshëm për elitat e sotme, kanë pasur në dorë fatin e këtij kombi? Dhe kush është përgjegjës për ngritjen dhe integrimin e së majtës radikale, përfshirë krahun e saj ?Antifa?, dhe bashkëpunëtorët e tyre?
Që nga vitet 1960 në SHBA, elitat qeverisëse amerikane, që përfaqësohen nga njerëz të sofistikuar, eruditë dhe tejet korrektë në ligjërimin e tyre, në dallim nga Trump dhe përkrahësit e tij, kanë regjistruar shumë ?arritje?:
A. Vietnami i Jugut, ishte një komb demokratik i korruptuar, i krijuar në thelb nga elitat në Perëndim. Kur Vietnami i Veriut, synoi ribashkimin, burrat e rafinuar dhe të sjelljeve të mira në Shtetet e Bashkuara vendosën të ndërhynin. Gjatë viteve 1964-1973 pati mbi 213.000 të vrarë dhe të plagosur nga ushtria amerikane (përfshirë 58.000 të vdekur) si dhe 2 milionë të vdekur nga radhët e popullsisë civile vietnameze. Kostoja financiare:6.0 trilionë dollarë.
Pavarësisht kësaj, në fund fitoi Vietnami i Veriut. Ky dështim shkaktoi jo vetëm trazira dhe protesta në SHBA, por integroi dhe legjitimoi krahun radikal të së majtës amerikane, duke i lejuar ata të depërtojnë në mënyrë agresive në institucionet e argëtimit, medias dhe arsimit, dhe në fund arritën të vënë nën kontroll Partinë Demokratike.
B. Lufta në Afganistan nisi si një përgjigje ndaj 11 shtatorit 2001. Por ajo dhe pushtimi i Irakut, u shndërruan shpejt në një vendosmëri për të imponuar demokracinë në 2 popullsi pa asnjë histori, dëshirë apo kuptim të demokracisë. Këto luftëra (Iraku 10 vjet dhe Afganistani 18 vjet), kanë shkktuar deri më sot 57.000 të vrarë dhe të plgosur nga ushtria amerikane (7.000 të vdekur) me një kosto 6.5 trilionë dollarë. Të vdekurit nga popullata lokale janë mbi 400.000. ?Arritja? kryesore është një rajon më i rrezikshëm dhe i destabilizuar, që krijoi ISIS-in, inkurajoi dhe e nuklearizoi Iranin, si dhe nxiti një luftë shkatërruese civile në Siri.
C. Borxhi i përgjithshëm kombëtar (përfshirë atë shtetëror, federal dhe lokal) në vitin 1960 ishte 2.6 trilionë dollarë (me kursin e vitit 2019). Sot është 26.1 trilionë dollarë, pra një rritje 1-fish duke e bërë SHBA, me 5 për qind të popullsisë së botës, kombin më të madh debitor në histori, që aktualisht përbën 40 përqind të të gjithë borxhit kombëtar global.
Luftërat në Vietnam, Irak dhe Afganistan, përbëjnë më shumë se gjysmën e rritjes së borxhit të përgjithshëm kombëtar, dhe i dhanë mundësi të majtës radikale të shfrytëzojë ndikimin e saj në Hollivud dhe media për të bindur miliona njerëz se Shtetet e Bashkuara janë pushteti imperialist, që nuk ka asnjë lloj humanizmi.
D. Elitat e këtij kombi, deklaruan se globalizimi do t?i sillte Amerikës shumë të mira. Se fuqizimi i Kinës, do ta shndërronte përfundimisht atë në një bastion të demokracisë. Kina u zhvillua vërtetë, por me një fuqi botërore agresive dhe diktatoriale në më pak se 25 vjet, falë transferimit të pakufizuar të vendeve të punës, teknologjisë, kapitalit dhe aftësive të biznesit.
E. Në 1988 në SHBA kishte më pak se 14 milion emigrantë (përfshirë më pak se 1 milion emigrantë të paligjshëm). Falë klasës qeverisëse elitiste që e shpalli emigrimin, veçanërisht atë illegal një ndihmë për vendin, në vitin 2016 kishte 44.5 milionë emigrantë që jetonin në vend (përfshirë rreth 18 milion imigrantë të paligjshëm).
Në të njëjtën periudhë 28-vjeçare, të ardhurat e 5 për qind e më të pasurve u rritën me gati 50 për qind, ndërsa ato të 50 për qind të më të varfërve ranë me 1.9 përqind. Kjo është shfrytëzuar me lehtësi nga elementët më radikalë të së majtës për të promovuar zgjidhjen e tyre:socializmin militant.
Elitat kanë qenë një fatkeqësi për kombin tonë. Por ato kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme në kujdesin që kanë pasur për veten e tyre. Gjithsesi, është pjesa tjetër e Amerikës, siç e theksoi Donald Trumpi në fushatën e vitit 2016, ajo që ka paguar çmimin.
Donald Trump ishte i suksesshëm me fitoren e tij në vitin 2016, pasi e kuptoi instinktivisht se faktorët më të rëndësishëm në udhëheqjen politike në Shtetet e Bashkuara sot janë:së pari, dhembshuria dhe një kuptim i vërtetë i jetës së përditshme të njeriut të zakonshëm; së dyti, aftësia dhe gatishmëria për të kuptuar rreziqet ekzistenciale të së majtës, dhe vendosmërinë e tyre për të transformuar vendin; së treti, këmbëngulje e fortë në përballjen me opozitën, në shkallë vendi ose ndërkombëtarisht; dhe së katërti, bërja e çdo gjëje të mundshme për të mbajtur premtimet e fushatës.
Ai ka qeverisur në përputhje me rrethanat. Elitat e kombit do të bënin mirë të lexonin një postim në Twitter nga aktori i njohur amerikan Xhejms Uds më 17 maj të këtij viti, mbi arsyen pse Donald Trump mbështetet nga kaq shumë amerikanë, pavarësisht mungesës prej tij të ?karakterit dhe civilizmit?: ?Le ta pranojmë. Donald Trump është një individ arrogant. Ai është vanitoz, i pandjeshëm dhe i vrazhdë. Por ai e do Amerikën më shumë se çdo president tjetër që kam parë në jetën time. Ai është muri i fundit mbrojtës midis nesh dhe ?kënetës? së Uashingtonit?./ Përshtatur nga CNA.al
Sot aktorja do të mbushte 94-vjeç. Mjerisht, disa nga njerëz...
“Corona është një shpikje e Bill Gates” – është një prej teo...
Nga Daniel Mccarthy “National Interest”Republikanët patën nj...
Joe Biden u takua me drejtuesit e komunitetit në një kishë k...
Në vitin 2014, lehtësimi i klauzolave të Ligjit britanik të ...
Teksa shumë vende po lehtësojnë masat kufizuese, banorët po ...
Prej disa javësh jeta në qytete është vënë në gjendje pauze....
Nga rebelimet politike tek ankthet mbi seksin, teknologjinë ...
Ka gjithmonë nga ata njerëz që shohin mundësi në çdo lloj ka...
CIA e ka përdorur shpesh muzikën si instrument propagandisti...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gut...
Të gjithë ne kemi një dëshirë të brendshme, që kërkon përgji...
Nga William Boyd* Anglezët mund të krenohen në mënyrë të ars...
Nga Christian L. HartNë një moment të caktuar, a nuk kemi th...
A ishte një faktor vendimtar ndërhyrja e tepruar e Hitlerit ...
Për shkak të pandemisë dhe mungesës së solidaritetit BE-ja g...
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese gjermane për kompetencat e Ba...
Shkollat kanë filluar të rihapen por shkencëtarët ende po ...
Nga çfarëdolloj ane, kur verifikohen situata emergjence, ësh...
70 vjet më parë, ministri i Jashtëm francez krijoi me planin...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...