LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi/ Çfarë ndodh nëse nuk do të funksionojë asnjë ilaç kundër tij?

6 Qershor 2020, 06:24, Blog CNA
Koronavirusi/ Çfarë ndodh nëse nuk do të funksionojë

Nga Heather Catt & Arpana Verma ?The Conversation?

Aktualisht nuk ka një kurë të njohur ndaj Covid-19, dhe rezultatet e testeve të hershme klinike të disa vaksinave kandidate, kanë qenë deri tani zhgënjyese. Testimi i Hidroksilklorinës tek pacientët e sëmurë, u ndërpre kohët e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetit për arsye sigurie.

Dhe ndërsa ilaçi antiviral, Remdesivir, është aprovuar për përdorim urgjent në disa vende, rezultatet e tij janë modeste, duke e zvogëluar periudhën e sëmundjes me rreth 30 për qind, por nuk kanë asnjë efekt të provuar në parandalimin e vdekjes.

Dhe një testim klinik i sapo kryer me plazmën e gjakut për trajtimin e pacientëve me Covid-19, përveçse rezultoi të ishte në disa raste shumë i rrezikshëm për jetën, nuk i ndihmoi pacientët të përmirësoheshin më shpejt në krahasim me terapinë standarde.

Sigurisht, vaksinat ofrojnë ende një lloj shprese. Aktualisht janë 10 vaksina kandidate në prova klinike, dhe 123 të tjera në prova para-klinike. Por ka ende shumë pengesa që duhen kapërcyer, përpara se të kemi një vaksinë të sigurt që na siguron një imunitet të qëndrueshëm, dhe që mund të garantojë jetën e miliarda njerëzve në të gjithë botën.

Por ne duhet ta përgatisim veten edhe për skenarin kur mund të mos gjendet asnjë vaksinë, apo një trajtim i sigurt dhe efektiv ndaj koronavirusit. Dhe se mund të na duhet thjesht të mësojmë të jetojmë me Covid-19. Por si do të ishte një jetë e tillë?

Përkeqësim i shëndetit fizik dhe mendor

Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 6.5 milionë raste me Covid-19. Kjo tregon se shumica e njerëzve nuk janë ekspozuar ndaj koronavirusit të ri, dhe se kemi ende një rrugë shumë të gjatë për të arritur ?imunitetin e tufës?. Ky i fundit do të kërkonte që rreth 60 për qind e popullsisë globale prej 7.58 miliardë njerëzish të jenë imunë ndaj virusit, pra rreth 4.55 miliardë njerëz.

Në këtë pikë, shkencëtarët nuk janë as të sigurt se sa do të zgjaste ky imunitet. Një pandemi e vazhdueshme e këtij virusi, mund të thellojë pabarazinë në qasjen tek sistemi shëndetësor, brenda dhe midis kombeve të ndryshme.

Vendet në zhvillim, mund të jenë më pak të afta të kontrollojnë pandeminë, dhe udhëheqësit e tyre do të detyrohen të bashkëpunojnë për të frenuar përhapjen globale të virusit. Masat e kontrollit, mund të sabotojnë aspektet e tjera të shëndetit publik, siç janë imunizimet e fëmijëve, të cilat mund të shkaktojnë shpërthime të sëmundjeve epidemike të tjera ngjitëse.

Ka që tani shqetësime rreth rritjes së numrit të rasteve të difterisë, kolerës, fruthit dhe poliomielitit, me këtë të fundit që ishte duke u zhdukur plotësisht. Shqetësuese janë edhe sëmundjet jo ngjitëse.

Disa vende kanë aktualisht një rënie të numrit të njerëzve që shkojnë në spital për raste urgjente, siç janë sulmet në zemër dhe goditjet në tru. Dhe diagnozat dhe trajtimi i tumoreve mund të vazhdojnë të vonohen, teksa mjekët po përpiqen të balancojnë rrezikun e trajtimit të vonuar, me atë të përhapjes së Covid-19.

Vonesat në qasjen dhe marrjen e trajtimit për sëmundje jo të transmetueshme ,ka të ngjarë të shkaktojnë një shëndet të dobët afatgjatë dhe vdekje më të hershme. Nëse epidemia e SARS na ka mësuar diçka, ka të ngjarë të ketë një valë rastesh masive në çrregullimet e shëndetit mendor, pikërisht si rezultat i pandemisë së Covid-19.

Autorët e një studimi 4-vjeçar mbi të mbijetuarit nga SARS, e përshkruanin pandeminë si një katastrofë të shëndetit mendor, dhe një katastrofë biologjike me efekte të ngjashme me katastrofat e tjera të mëdha.

Të mbijetuarit e SARS, përjetuan nivele të larta të sëmundjes mendore dhe çrregullimit të stresit post-traumatik për shkak të një kombinimi faktorësh, përfshirë periudhat e gjata të kaluara në izolim nga familja dhe miqtë, pasiguri ekstreme dhe kërcënimin për jetën gjatë sëmundjes së tyre.

Efektet sociale dhe ekonomike

Kostoja sociale dhe akoma më shumë ajo ekonomike e pandemisë, ka të ngjarë të lërë në hije atë të shëndetit. Pa një vaksinë në dispozicion, distancimi social do të vazhdojë, me masa të ndryshme kontrolli në vende të ndryshme. Por ndikimi i tyre nuk do të jetë i barabartë në të gjithë grupet e shoqërisë, duke qenë më i favorshëm për të rinjtë dhe të shëndetshëm.

Gjithsesi, edhe të rinjtë do të përballen me një ndikim të madh nga recesioni ekonomik në mbarë botën. Për shumë nga ata që janë të punësuar, puna siç ishte para-COVID-19, nuk do të vazhdojë më. Puna në shtëpi po bëhet një praktikë e përhapur, por kryesisht në mesin e punëtorëve me të arsimuar në vendet e pasura.

Shumica e punëtorëve të pa arsimuar, do të detyrohen të shkojnë në vendin e tyre të punës, duke respektuar masat për distancimin shoqëror. Ka një model të njohur socio-ekonomik për shëndetin, që thotë se njerëzit me shëndetin më të dobët do të kenë ekspozimin më të madh ndaj Covid-19.

Pandemia, ka të ngjarë të ndikojë gjithashtu tek arsimi. Kërkesa e distancimit social, mund të kufizojnë qasjen në sistemin arsimor. Dhe rënia në cilësinë e arsimit, mund të ketë një efekt të rëndësishëm në jetën e kësaj gjenerate të fëmijëve dhe të rinjve. Diskutimi nga qeveritë dhe media, mbi masat e kontrollit të Covid-19, është përqendruar në balancën midis shëndetit të popullatës dhe shëndetit të ekonomisë.

Pa një vaksinë apo trajtim efektiv në dispozicion, ky debat ka të ngjarë të vazhdojë. Por balanca mund të ndryshojë. Publiku dhe qeveritë, mund të jenë gjithnjë e më pak të gatshëm të pranojnë dëmin që i shkaktohet ekonomisë nga kufizimet. Ka gjasa që të shohim një ndryshim të theksit tek ai që favorizon ekonominë, dhe izolon grupet më në rrezik, për të lejuar vazhdimin e jetës normale për shumicën e popullsisë, që është më pak e rrezikuar nga kjo sëmundje./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga