E fundit!

x

Trazirat në mbarë SHBA-në, si kosto e liberalizmit të demokratëve

5 Qershor 2020, 06:42, Blog CNA
Trazirat në mbarë SHBA-në, si kosto e liberalizmit të

Nga Miranda Devine ?The New York Post?

* Tragjedia e trazirave të mëdha të shkaktuara në mbarë SHBA-në nga vdekja e Xhorxh Floidit, u evokua më së miri nga një grua afro-amerikane e moshuar, e intervistuar nga bashkëpunëtori lokal i televizionit ABC Neës në lagjen e saj të rrënuar në Mineapolis.

?Këta njerëz vepruan kështu pa asnjë arsye?- tha duke qarë Stefani Vilford, që jeton në një apartament pranë vendit ku u grabitën dhe u dogjën dyqanet të premten e shkuar. ?Ata shkuan dhe plaçkitën çdo dyqan ku unë shkoj psonis zakonisht. Unë s?kam ku të shkoj tani, dhe nuk kam asnjë mënyrë për të shkuar diku tjetër, pasi shërbimi i transportit urban nuk po funksion. Dhuna nuk do ta ringjallë Xhorxhin. Ai ndodhet tashmë në një vend më të mirë se sa ne. Që të jem e sinqertë, uroj të isha aty ku ndodhet sot Xhorxhi?- theksoi ajo.

Por ndërkohë agjitatorët liberalë, as që duan t?ja dinë për Stefaninë dhe komunitetet e varfra urbane, që janë dëmtuar shumë nga histeria disaditore e dhunës. Ata janë shumë të zënë duke ëndërruar fajtorët imagjinarë. Në rrjet qarkullojnë shumë video të njerëzve të veshur me të zeza, që shkatërrojnë sistematikisht dritaret e dyqaneve, plaçkisin, çajnë gardhet mbrojtëse jashtë stacioneve policore.

Këta janë terroristët vendas, që kanë përvetësuar protestat paqësore në të gjithë vendin. Prokurori i Përgjithshëm Bill Barr i përshkroi ata në konferencën e tij për shtyp të së shtunës së shkuar si ?radikalë dhe agjentë të jashtëm, që po e shfrytëzojnë situatën për të ndjekur axhendën e tyre të veçantë dhe të dhunshme?.

?Në shumë vende, duket se dhuna është e planifikuar, e organizuar dhe e drejtuar nga ekstremistët anarkistë dhe ekstremistët e majtë, duke përdorur taktikat e lëvizjes radikale ANTIFA?- tha ai. Është kjo arsyeja pse Prokurori i Përgjithshëm i Minesotës, Keit Elison pretendon se nxitësit e jashtëm në trazirat e Minneapolis ishin ?supremacistët e bardhë? që votojnë Trumpin, pasi ish-nënkryetari i Konventës Kombëtare të Deokratëve, është një nga ata në partinë e tij, që e ka normalizuar Antifa-n si një pjesë të dobishme të procesit politik në SHBA.

Shihni se çfarë thoshte në postimin e tij në Tuiter në janarin e vitit 2018, kur posti një selfi në një librari para librit ?Antifa:Manuali anti-fashist?, duke shkruar:?Unë sapo gjeta librin, që ndez frikërat më të mëdha në zemrën e Donald Trumpit?.

Nuk është ndonjë çudi që ai dhe pjesa tjetër e udhëheqjes demokrate në Minesota, po përpiqen që të distancohen nga dështimet e tyre të vazhdueshme në administrimin e rendit publik. Pa ndryshim, janë qytetet e drejtuara nga demokratët me një qasje të butë ndaj krimit, ato ku forcat e policisë po i tradhtojnë njerëzit që supozohet se duhet të mbrojnë.

Forca e policisë në Mineapolis, është krijesa e një qyteti që ka pasur drejtues demokratë për gati 50 vjet. Sikurse u shpreh ish-kryebashkiaku republikan i Nju Jorkut Rudi Xhuliani për ?Fox Neës? gjatë fundjavës:Nëse doni që të jeni të sigurtë, mos votoni më për demokratët progresistë!?.

Ishte kryebashkiaku i Mineapolis, Xhejkob Frej, ai që vendosi largimin e policisë nga godina e  saj, duke lejuar që ajo të sulmohej dhe digjej nga rebelët. Për 4 netë, kriminelët sulmuan qytetin e tij dhe terrorizuan banorët, ndërsa policia nuk shihej askund.

Në vend se frenonte aktet e dhunës, Frej vendosi një precedent të tmerrshëm, duke lejuar që ky model të përhapet në të gjithë vendin. ?Tullat dhe llaçi, nuk janë aq të rëndësishme sa jeta e një njeriu?-deklaroi ai në një konferencë për shtyp të enjten e shkuar, ndërsa qyteti po digjej.

Është thjesht një pronë, thonë liberalët. Por prona që ata e injorojnë kaq lehtë, mund të jetë puna e një jete, siç ishte rasti i barit të djegur në Mineapolis, ku Korboi Balla, një zjarrfikës zezak, kishte investuar kursimet e gjithë jetës së tij. Lokali u shkatërrua disa ditë para se të hapej në fillim të kësaj jave.

Dyqanet dhe bizneset, janë ?limfa? e një komuniteti, dhe shumë prej tyre nuk do të kthehen më pas, duke shkaktuar më shumë mjerim për më të prekurit nga këto trazira. Në çdo rast, mungesa e policisë shkaktoi një dhunë të tmerrshme. Në të gjithë mediat sociale, ka video të turmave që  ndjekin njerëzit e pambrojtur, duke i goditur ata me shkelma edhe kur ishin të shtrirë përtokë. Grabitësit rrahën pronaren e një dyqani me copa dërrasash para bashkëshortit të saj. Një burrë që thuhet se po përpiqej të mbronte dyqanin e tij u rrah gjithshtu rëndë. Njerëzit e këqij ekzistojnë kudo. Kjo është arsyeja pse të prekurit kanë nevojë për forcat e policisë, të cilat për ndonjë arsye perverse, progresistët vazhdojnë të përpiqen të mos i fuqizojnë.

Kur kanë mbetur vetëm 5 muaj nga zgjedhjet presidenciale, demokratët janë duke u përpjekur që të fitojnë kapital politik nga këto trazira, duke tëntuar që ta bëjnë të duket keq presidentin Trump në sytë e opinionit publik. Por ai është një president i prirur drejt rendit dhe ligjit, dhe që të shtunën që shkoi u zotua: ?Administrata ime do të ndalojë dhunën e turmave!?.

Ashtu si trazirat e vitit 1968, që i çuan votuesit e shqetësuar nga kaosi të zgjedhnin president republikanin Riçard Nikson, edhe ato të vitit 2020 ka të ngjarë të jenë në favor të Trumpit. Katër policë të departamentit të policisë së Nju Jorkut (NYPD), u dogjën thuajse të gjallë kur një koktej molotov u hodh në makinën e tyre gjatë fundjavës.

Një oficer tjetër u godit në fytyrë me një tullë. Vetëm mbrëmjen e së shtunës, 33 policë u plagosën në përplasje me protestuesit. Shefi i Departamentit të NYPD Terenc Monahan e përshkroi atë si ?një përpjekje të organizuar për të sulmuar policinë? me shishe, tulla, kokteje molotovi dhe shufra shekuri.

Në dallim nga Mineapolis, reagimi i fuqishëm i NYPD ndaloi shkatërrimin e qytetit, dhe ndoshta shpëtoi jetë njerëzish. Por në vend se t?i falënderonte ata, guvernatori demokrat Endrju Kuomo e cilësoi sjelljen e tyre si ?shqetësuese?, dhe dëshiron të hapë një hetim mbi ta. Turp!/ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga