LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merilin Monro, drama që fshihej pas buzëqeshjes sharmante të divës së Hollivudit

2 Qershor 2020, 06:40, Blog CNA
Merilin Monro, drama që fshihej pas buzëqeshjes sharmante të

Sot aktorja do të mbushte 94-vjeç. Mjerisht, disa nga njerëzit më kreativë dhe frymëzues të historisë, kanë gjithashtu prirjen të kenë më shumë drama e dhimbje në jetën e tyre. Dhe askush nuk e mishëron këtë më shumë se sa një nga ikonat tona më të dashura të kinemasë botërore.
Qëkur ishte e vogël, Merilin ishte e rrethuar nga zhgënjimi dhe ankthi të shkaktuara nga njerëzit më të afërt të familjes. Ja cilat janë aspektet më të errëta të jetës së shkurtër, vetëm 36-vjeçare, të divës së famshmë të Hollivudit.

1. Nuk e njohu kurrë të atin

Megjithëse emri i saj fillestar ishte Norma Bejker, mbiemri ishte i burrit të mëparshëm të nënës së saj, dhe dy gjysmë-motrave të saj, të cilat nuk i njohu deri në moshën 12-vjeçare. E ëma Gledis u rimartua më pas me Martin Mortensen. Por ata u ndanë kur ajo mbeti shtatzënë me Merilin.

2. E ëma ishte skizofrene, u rrit nën kujdesin e institucioneve shtetërore

Nëna e saj nuk ishte e aftë mendërisht apo financiarisht për ta rritur vetë vajzën e saj. Ajo u diagnostikua me sëmundjen e skizofrenisë paranojake. Ndaj jeta e Merilin si fëmijë, kaloi midis jetimoreve të ndryshme, prindërve kujdestarë, anëtarëve të familjes dhe miqve të Gledit. E trembur dhe e tërhequr nga jeta, ajo pësoi abuzime seksuale nga disa prej figurave mashkullore në jetën e saj në një moshë shumë të re, diçka që e bëri të bëhej edhe më e mbyllur dhe më në ankth.

3. U martua që në moshën 17-vjeçare

Ndërsa po jetonte me Dok dhe Grejs Godard, miqtë e Gledis, kompania e Dok e shëtiti atë në mbarë vendin. Por ligjet e shtetit të Kalifornisë, e ndalonin që Merilin të udhëtonte si e mitur që ishte. Zgjidhja e tyre:martesa me fqinjin dhe mikun e tyre 21-vjeçar, Xhejms Dagerti. Edhe pse të dy nuk ishin shumë të pakënaqur me martesën e tyre, Xhejms ishte kundër synimeve të Merilin për t?i futur botës së shoubizit. Ai e braktisi, sapo ajo nënshkroi kontratën e saj të parë si modele.

4. U trondit shumë nga vdekja e mentorit të saj të parë në karrierë

Kur dukej se karriera e saj po fillonte ngjitjen në vitin 1950, agjenti personal dhe mentori i saj Xhoni Hajd, nënkryetar i Agjencisë Uilliam Morris, vdiq papritur nga një sulm në zemër, vetëm disa ditë pasi i siguroi asaj një kontratë 7-vjeçare.

5. Kishte përherë një frikë e madhe nga skena

Reputacioni i Marilin si një aktore e vështirë për regjizorët, buronte nga frika e saj e përhershme me skenën, e kombinuar kjo me vetëvlerësimin dhe perfeksionizmin e saj të ulët. Aktorja u prek gjithashtu nga ankthi i rëndë dhe pagjumësia, të cilat e nxitën të abuzojë me substanca të ndryshme, kryesisht qetësues.

6. Momenti i saj më ikonik, kur i dha fund martesës së saj të dytë

Ylli i bejsbollit Xho Dimaxho, ishte i prirur të shpërthente në skena xhelozie, diçka që sigurisht nuk i përshtatej martesës me aktoren më të famshme të botës. Pasi pa fotot sensuale të Merilin në filmin ?The Seven Year Itch?, martesa e tyre mori fund. Më vonë u riafruan si miq, vetëm para vdekjes së saj, me Dimaxhon që u mor me të gjithë detajet e funeralit të saj.

7. Hodhi në gjyq kompaninë filmike ku punoi

Merilin u përball me disa beteja të gjata ligjore kundër kompanisë së saj, mbi filmat në të cilat luajti. Ajo shkoi aq larg sa të krijojë kompaninë e saj filmike, ?Marilyn Monroe Productions?, një nismë që u prit me humor nga shtypi.

8. Nuk mundi të kishte asnjë fëmijë

Aktorja u përball gjatë gjithë jetës më sëmundjen e endometriozës, e cila i shkaktoi të paktën 4 shtatzani të dështuara.

9. Martesat e dëshuara, lanë shpesh në hije punën e saj

Pasi ndarjes nga dramaturgu Artur Miler, Merilin ishte ende e detyruar të punonte jo vetëm me të në filmin ?The Misfits?, por të shihte teksa ai nisi një marrëdhënie të re. Ajo ndjeu se Miler e shkroi qëllimisht rolin e saj për të qenë më pak bindës, sesa ata të aktorëve meshkuj që e rrethonin.

10. Sëmundja e largoi nga realizmi i filmit të saj të fundit

Drejtuesit e studios filmike, e dinin që Marilin ishte diagnostikuar me sinuzit, dhe kishte nevojë për regjim shtrati dhe kujdes mjekësor. Por ata përhapën zëra, që e akuzonin aktoren për sabotimin e filmit, kur filluan të frikësoheshin se do të tejkalonin buxhetin e përcaktuar në fillim. Ata e pushuan nga puna, dhe e paditën në gjykatë duke kërkuar 750.000 dollarë dëmshpërblim. Por me këmbënguljen e bashkë-protagonistit në atë film, Din Martin, ata u përpoqën të rifillonin xhirimet pak para vdekjes së saj të parakohshme./ Littlethings.com-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga