LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetëm republikanët i garantojnë rendin dhe sigurinë Amerikës

2 Qershor 2020, 06:32, Blog CNA
Vetëm republikanët i garantojnë rendin dhe sigurinë

Nga Daniel Mccarthy ?National Interest?

Republikanët patën një monopol virtual në Shtëpinë e Bardhë gjatë viteve 1969-1993, me vetëm një ndërprerje 4-vjeçare pas skandalit të Uotergejtit. Në fund të asaj epoke, qyteti i Nju Jorkut kishte zgjedhur një kryetar republikan, që pati një qasje të ashpër kundër krimit.

Trazirat e viteve të Lindon Xhonsonit, dhe vala e mëvonshme e krimit që kulmoi në vitin 1991, ishin stimuj të fuqishëm për të votuar Partinë Republikane. Anarkistët që kanë patur dorë të lirë që nga vrasja e afro-amerikanit Xhorxh Floid nga një oficer i policisë në Mineapolis, përfaqësojnë në të njëjtën kohë një nxitje që amerikanët të shprehen në favor të zbatimit të ligjit, duke e rizgjedhur Donald Trumpin për një mandat tjetër nëntorin e këtij viti.

Mbi 30 qytete, përjetuan trazira të mëdha fundjavën që shkoi. Asgjë nuk e bën më të qartë ndarjen midis dy partive politike, sesa çështja themelore e zbatimit të ligjit, dhe garantimit të rendit publik. Demokratët po justifikojnë me zell protatonistët e trazirave.

Trump nuk arriti që ta adresojë këtë çështje në konferencën e tij për shtyp të premten, por ai nuk mund ta anashkalojë më një situatë të tillë. Ai duhet të këmbëngulë se respektimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve amerikanë, është detyrimi kryesor i administratës së tij.

Rivali i tij, kandidati demokrat Xho Bajden, është një hap përpara në këtë aspekt. Bajden një bashkautor i projekt-ligjit mbi luftën kundër krimit në vitin 1994. Por ai ishte mjaftueshëm i zgjuar, duke u distancuar nga historia e partisë së tij e përkëdheljes së kriminelëve.

Bill Klinton bëri të njëjtën gjë:Ai gjeti kohë në mesin e fushatës brendapartiake në vitin 1992, për t?u rikthyer në vendlindjen e tij në Arkansas për ekzekutimin e një vrasësi të quajtur Riki Rej Rektor. Demokratët e qendrës si Klinton dhe Bajden, e distancuan veten nga imazhi i Majkëll Dukakis, kandidati i partisë së tyre në vitin 1988, që me politikat e tij liberale la të lirë kriminelë si Uilli Horton.

Por sot, baza e majtë e Partisë Demokratike, një pjesë e të cilës duket se doli në rrugë javën e shkuar, kërkon heqjen e lirimit me kusht, lehtësimin e masave për kriminelët në burg, si dhe për kufizime më të mëdha ndaj policisë. Demokratët në parlamentin lokal të shtetit të Nju Jorkut, e kanë ndjekur këtë axhendë në një mënyrë agresive, duke stimuluar më tej lirimin me kusht për kundërvajtjet dhe krimet jo të dhunshme.

Kjo solli një rritje prej 22.5 për qind të krimeve para pandemisë, në krahasim me shkurtin e vitit 2019.  Guvernatori i Nju Jorkut Endrju Kuomo, dhe kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill De Blazio, e kanë pranuar këtë problem. Por liberalët në bazën e partisë së tyre, nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre.

Dhe kur ndodhin incidente si vrasja e Xhorxh Floidit, forcohet narrativa liberale brenda Partisë Demokratike nga media amerikane me prirje liberale:racizmi është një problem më i madh se sa krimi, dhe policia është një pjesë kryesore e problemit të racizmit.

Javën e shkuar, ekspertët dhe akademikët liberalë, shkuan madje deri aty sa të justifikojnë trazirat në Mineapolis dhe gjetkë, me argumentin se trazirat prodhojnë historikisht reforma dhe se tek e fundit, çfarë është një zjarr i vogël dhe disa plaçkitje, në krahasim me vdekjen e një njeriu në ambjentet e paraburgimit?

Biznesmenët emigrantë, dyqanet e të cilëve kanë rënë pre e dhunës, mund të ndjehen ndryshe. Ashtu siç mund të jenë edhe amerikanët, që po e shohin se çfarë ka prodhuar qasja liberale ndaj policisë më pak se 60 km larg nga kryeqyteti i vendit, në Baltimorë.

Pas vdekjes së zezakut 25-vjeçar Fredi Grej në ambjentet e paraburgimit, dhe protestat e dhunshme që e pasuan këtë ngjarje, policia e Baltimorës i zmbrapsi protestat, dhe shkalla e vrasjeve arriti nivele të para vetëm në fillim të viteve 1990.

Ndërsa votuesit po shkojnë drejt presidencialeve të nëntorit 2020, ata mund të pyesin nëse ulja e kriminalitetit e arritur gjatë 25 viteve të fundit, është në rrezik me rizgjedhjen e presidentit Trump në detyrë. Ajo që e shton zemërimin ndaj Bajden, është e shkuara e dy prej grave aleate në garën e tij.

Senatorja e Minesotës, Emi Klobushar, para se të zgjidhej senatore, ishte një prokurore qarku, dhe mënyra e trajtimit të rasteve të dyshuara të brutalitetit policor, tashmë po kritikohet ashpër. Edhe senatorja e Kalifornisë, Kamala Harris, është gjithashtu një ish-prokurore në profesion.

Edhe pse një grua më ngjyrë, ajo përmbush më shumë kërkesat e Partisë Demokratike për diversitet në radhët e saj.

Nëse ajo do të ishte zgjedhja e Bajdenit si kandidiate për zv/presidente, do të përfaqësonte një ekuilibër midis portretizimit të saj si e ashpër me krimin, dhe një pikëpamjeje të favorshme ndaj narrativës liberale mbi protestat e ditëve të fundit. Ajo mund të armiqësojë lehtësisht votuesit nga të dy anët e kësaj çëshje, sikundër mund ta bëjë edhe vetë Bajden.

Në fund të viteve të mandatit të Barak Obamës, armiqësia e liberalëve ndaj zbatimit të ligjit dhe imazhet e trazirave dhe trazirave kudo në vend, nga Baltimora deri në Sent Ljuis dhe Dallas, i dhanë shumë pikë fushatës së Donald Trumpit. Tashmë historia po përsëritet, dhe jo vetëm ajo e vitit 2016, por edhe historia e avantazhit që ka pasur Partia Republikane në vitet 1970-1980, me votuesit amerikanë që i perceptuan demokratët si shumë liberalë, për të garantuar dhe rendin në vend.

Trump ka qenë në fillim i lëkundur mbi qasjen që duhet të ketë mbi këtë çështje. Por më pas ai nisi të ashpërsojë tont kundër atyre që po shkaktojnë trazira nëpër qytetet e Amerikës. Ai nuk duhet të tutet, apo të rrezikojë mbështetjen e bazës së tij konservatore.

Është koha që Trumpi të garojë kundër Bajdenit, duke pasur në fokus fushatën tradicionale në stilin e republikanëve: zbatimin e ligjit dhe garantimin e rendit publik në vend, për të ndaluar kaosin e radhës që mund të përfshijë mbarë Amerikën.

Shënim: Daniel Mccarthy është kryeredaktor i revistës ?American Conservative?./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga