LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid-19 do të shkaktojë varfëri dhe uri për miliona njerëz

20 Maj 2020, 13:40, Blog CNA
Covid-19 do të shkaktojë varfëri dhe uri për miliona

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi se në Afrikë miliona njerëz mund të futen në varfëri ekstreme për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe bëri thirrje për ?solidaritet global? me kontinentin Afrikan.

?Pandemia kërcënon përparimin e Afrikës. Do të përkeqësojë pabarazinë dhe do të rrisë urinë, kequshqyerjen dhe prekshmërinë ndaj sëmundjeve, ?tha Guterres në një deklaratë që shoqëron një studim të Kombeve të Bashkuara me rekomandime për kontinentin afrikan. Ndërsa ai e uroi Afrikën që u përgjigj me shpejtësi ndaj pandemisë, e cila ka marrë më shumë se 2.500 jetë në të gjithë kontinentin, Guterres vuri në dukje se ?deri tani, rastet e raportuara janë më të ulëta se sa frikësohej?. ?Vendet afrikane gjithashtu duhet të kenë një qasje të shpejtë, të barabartë dhe të përballueshme për çdo vaksinë dhe trajtim eventual, që duhet të konsiderohen si mallra publike globale,? tha ai në deklaratën e tij. Meqenëse pandemia është ende në ?ditët e para? të saj në Afrikë, Guterres theksoi se ?përçarja mund të përshkallëzohet shpejt?. ?Solidariteti global me Afrikën është një domosdoshmëri,? tha ai.

Bëri thirrje për më shumë se 200 miliard dollarë ndihma

Ndër rekomandimet e tij, Guterres nxiti ?veprim ndërkombëtar për të forcuar sistemet shëndetësore të Afrikës, mirëmbajtjen e furnizimeve ushqimore, dhe për të shmangur një krizë financiare?. Gjithashtu është e nevojshme, shtoi ai, për të ?mbështetur arsimin, për të mbrojtur vendet e punës, për të mbajtur familjet dhe bizneset, dhe kontinenti duhet mbështetur për të rikuperuar të ardhurat e humbura nga eksporti i munguar?. Guterres bëri thirrje për ?më shumë se 200 miliardë dollarë si mbështetje shtesë nga bashkësia ndërkombëtare? për të ndihmuar Afrikën që të shërohet nga pandemia. France 24 / bota.al

Lajmet e fundit nga