Shumë mjekë janë të sigurtë/ Koronavirusi është bërë më pak agresiv, por debati vazhdon

5 Qershor 2020, 06:52, Blog CNA

Mjekët italianë pretendojnë tashmë se koronavirusi është dobësuar jashtëzakonisht shumë, në krahasim me kohën kur u përhap në fillim me shpjtësi në gjithë botën në fillim të këtij viti. Shefi i Spitalit San Rafaele të Milanos, dr Alberto Zangrilo, thotë se sëmundja tani është shumë më pak vdekjeprurëse, dhe se në Itali ?ajo nuk ekziston më në aspektin klinik?.

Mjeku personal i ish-kryeministrit Silvio Berluskoni, theksoi se pacientët e infektuar rishtas tregojnë simptoma më të buta, dhe se numri i viruseve në sistemin e tyre, është ulur ndjeshëm midis muajve mars dhe maj. Teoria shkencore, sugjeron që viruset mund të bëhen më të dobëta, ndërsa pamundësia për të kaluar në më shumë njerëz, do ta kufizojë shumë aftësinë e tyre për t?u përhapur.

Por jo të gjithë ekspertët u besojnë pretendimeve të fundit. Presidenti i organit këshillimor shkencor të qeverisë italiane, Franko Lokateli se ai ishte ?i hutuar? nga fjalët e dr.Zangrilos, ndërsa një epidemiolog në Universitetin e Stenfordit, e quajti raportin një budallallëk.

Viruse si HIV dhe e ftohura e zakonshme stinore, kanë ndryshuar në të njëjtën mënyrë pretendojnë hulumtuesit. Por kritikët thonë se këto sëmundje e kanë bërë këtë gjatë shumë viteve, në një kohë që koronavirusi është shfaqur tek njerëzit vetëm në dhjetorin e vitit të kaluar.

Shkencëtarë të tjerë, kanë thënë se nuk ka prova të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se Covid-19 ka pësuar mutacione. Studimi i San Rafaeles, u bazua në mostrat e 200 pacientëve të marra gjatë 10 ditëve të fundit, krahasuar me ato të kryera një muaj më parë.

Drejtori i Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe Virologjisë në Spitalin San Rafaele, Masimo Klementi tha se ngarkesat virale të pranishme në këto mostra, treguan se virusi ishte ?dobësuar shumë?. Edhe shefi i klinikës së sëmundjeve infektive në spitalin San Martino të Xhenovës, Mateo Baseti, i mbështet këto pretendime.

Ai tha:?Forca që kishte virusi 2 muaj më parë, nuk është e njëjta më atë që ka sot?. Dr. Zangrilo e bëri deklaratën e diskutueshme në televizionin shtetëror RAI. Duke u kërkuar politikanëve që të heqin sa më shpejt masat emergjente kufizuese, ai tha:

?Në realitet, virusi në aspektin klinik nuk ekziston më në Itali. Ne duhet të rikthehemi të jemi një vend normal. Dikush duhet të marrë përgjegjësi për terrorizimin e vendit. Unë e them këtë gjë i vetëdijshëm për tragjedinë e atyre pacientëve që tashmë kanë vdekur. Por ne nuk mund të vazhdojmë t?u kushtojmë gjithë vëmendjen më shumë profesorëve të vetëshpallur sesa virologëve dhe punonjësve të spitalit. Në një kuptim klinik, virusi nuk ekziston më. Unë jam i përgatitur ta vendos emrin tim në këtë deklaratë. Ne duhet të kthehemi të jemi një vend normal, pasi statistikat tregojnë se kemi çdo aftësi për ta bërë këtë gjë?.

Italia ka pasur numrin e tretë më të lartë zyrtar të vdekjeve në botë, me 33.475 viktima. Deri tani janë 233.197 raste të konfirmuara me Covid-19, në spital ndodhen 6.387 pacientë, prej të cilëve 435 në terapi intensive, ndërsa 32.253 të tjerë janë vetë-izoluar në shtëpi me simptoma të lehta.

Dr.Zangrilo theksoi se epidemitë e mëparshme, përfshirë SARS-in dhe MERS-in u larguan vetë. Ai shtoi:?Ne duhet të jemi të kujdesshëm, por jo ta vrasim veten në mënyrë të panevojshme. Pavionet tona spitalore po zbrazen nga të sëmurët?. Ndërkohë presidenti i Këshillit Kombëtar të Shëndetit, që këshillon qeverinë italiane, Franko Lokateli tha se mund të shprehej vetëm i befasuar nga ky studim. Ai theksoi:?Mjafton të shihni vetëm numrin e rasteve të reja pozitive të konfirmuara çdo ditë, për të parë qarkullimin e vazhdueshëm të virusit në Itali?.

Edhe dr.Anxhela Rasmusen e Universitetit të Kolumbias në SHBA, tha se nuk ka ?prova që virusi po e humbet kudo fuqinë e tij?. Ajo tha se më pak raste, shtrime në spital dhe vdekje, nuk do të thotë që virusi në vetvete është më i dobët se më parë. Epidemiologia e Universitetit të Stenford, dr Sema Xhazmin bëri thirrje që raporti të mos merret shumë parasysh, duke e quajtur atë spekulativ.

Edhe profesor Fransua Ballo nga Universiteti i Londrës tha:?S?ka asnjë provë që SARS-CoV-2, po bëhet më pak virulent dhe i transmetueshëm?. ?Përhapja e tij në Itali, është zvogëluar gjatë javëve të fundit, pavarësisht lehtësimit të masave të distancimit social. Kjo në përputhje me atë që është vërejtur në shumicën e vendeve evropiane.

Nëse shkalla në të cilën është aktualisht, i detyrohet vetëm masave të largimit social të mbetura në fuqi, sezonalitetit apo disa faktorëve të tjerë, kjo mbetet për t?u diskutuar. Thënë këtë, ne

nuk duhet të përjashtojmë patjetër një valë të dytë epidemike më vonë këtë vit?- tha ai.

Ekspertët thonë se masat e forta kufizuese, ishin të nevojshme që spitalet të mos mbingarkoheshin. Masat e distancimit social, po lehtësohen në mënyrë progresive në vendet ku epidemia është vënë nën kontroll. Ndërkohë dr.Oskar Maklin thotë se pretendimet për ndryshim të forcës së virusit nuk mbështeten mbi literaturën shkencore, dhe se janë shumë të diskutueshme në aspektin gjenetik.

?Pjesa dërrmuese e mutacioneve SARS-CoV-2 janë jashtëzakonisht të rralla, prandaj përderisa disa infeksione mund të dobësohen nga mutacione të caktuara, nuk ka shumë të ngjarë që ato të jenë të zakonshme sa duhet për të ndryshuar natyrën e virusit në nivel kombëtar ose global?- thekson ai.

Sipas Maklin, ndjeshmëria ndaj virusit ndryshon ndjeshëm në grupmosha dhe grupet e ndryshme të rrezikuara, ndaj rezultatet e infeksionit ndryshojnë në mënyrë drastike në mesin e individëve

të ndryshëm. ?Ndërsa në mbarë botën janë shtuar testimet, rastet asimptomatike, dhe ato me simptoma të buta që më parë nuk do të ishin zbuluar, tani janë shumë më të prirura të identifikohen. Por është rëndësishme të mos e ngatërroni këtë me ndonjë dobësim të koronavirusit.

Pretendime të tilla, bazuar vetëm në vëzhgime rastësore, janë të rrezikshme. Ndërsa dobësimi i virusit nëpërmjet mutacioneve që pëson është teorikisht i mundur, kjo nuk është diçka që duhet të presim domosdoshmërisht, dhe çdo pretendim i kësaj natyre do të duhet të verifikohet në një mënyrë më sistematike. Pa prova dukshëm më të forta, askush nuk duhet të minimizojë në mënyrë të panevojshme rrezikun që paraqet virusi shumë virulent, dhe të rrezikojë mbarë shoqërinë?- përfundoi ai./ Metro.co.ukPërshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga