A qëndron Xhorxh Soros pas financimit të rebelimit të ANTIFA-s në SHBA?

6 Qershor 2020, 06:15, Blog CNA
A qëndron Xhorxh Soros pas financimit të rebelimit të ANTIFA-s

Nga Debra Heine ?American Greatness?

* Dikush po organizon kriminelët dhe vandalët që të plaçkitin dhe shkatërrojnë qytetet amerikane, por mediat e korporatave të mëdha nuk duket se janë të interesuara në demaskimin e tyre. Në fakt, demokratët dhe aleatët e tyre në media, janë angazhuar në mënyrë aktive në kërkimin e gabuar të përgjegjësive, duke akuzuar pa asnjë lloj dyshimi supremacistët e bardhë, si fajtorë të degradimit të ?protestave paqësore?.

Një plaçkitës, që u kap në flagrancë nga policia në Santa Monika të Kalifornisë të dielën e shkuar, ishte shumë i sinqertë me një gazetar lokal, kur u pyet për motivet e veprimev të tij. Ai i tha Bill Melagin të ?FOX 11?, se në fakt nuk po protestonte për brutalitetin e policisë, por po e bënte atë ?thjesht për të fituar ca para?.

Një grup grabitësish hynë në një dyqan, dhe nisën të plaçkisnin çdo gjë që mundnin, dhe kur hipën në makinë, njëri prej tyre nuk ishte aq i shpejtë, duke u braktisur aty nga grupi i tij. Policia arriti ta arrestonte, dhe ai u çua në ambjentet e paraburgimit. Kur e pyetën nëse veprimet e tij kishin të bënin me atë që ndodhi në Minesota, burri tha se mund të kishte disi lidhje edhe me këtë ngjarje, por shtoi:?Në fakt jo, unë jam këtu për para!?.

Kur e pyetën nëse ia vlente ajo sakrificë, burri tha që ?padyshim që jo?, ndërsa i tregoi gazetarit duart e prangosura pas shpinës. ?Nëse doni të fitoni para, bëjeni si duhet. Mos e bëni në një mënyrë të poshtër. Bëjeni atë në mënyrë të zgjuar!?-shtoi ai.

Melagin e përfundoi intervistën, pa i bërë grabitësit një pyetje shtesë por në fakt thelbësore: Kush e organizoi gjithë këtë? A u paguat për të dalë në rrugë dhe për të plaçkitur? ?Faleminderit për intervistën. Qofshi me fat?-i tha reporteri të arrestuarit.

Të hënën, një pronar restoranti në Santa Monika, deklaroi për televizionin CBS se grabitësit që sulmuan biznesin e tij, udhëtonin në një xhip shumë luksoz, dhe ishin ?shumë mirë të organizuar?. ?Ata ishin shumë të mirëorganizuar?- theksoi Xhefri Merihju, pronari i ?Heroic Italian Restaurant?.

?Ata bridhnin nga dyqani më dyqan. Ata hynë këtu, i mbushën thasët me para dhe u larguan. Ishte vërtet e tmerrshme?- shtoi ai. Meriju, që e rihapi restorantin e tij të hënën megjithë humbjet dhe dëmet e shkaktuara, tha se ka në celular një video që tregon hajdutët në veprim.

?Vandalët u futën brenda, vodhën në kasë xhiron ditore, dhe disa shishe me verë?- tha ai.

Policia e Santa Monikas, thotë se mbi 400 arrestime u bënë vetëm mbrëmjen e fundit, me akuzat e grabitjes, shkelje të gjendjes së shtetrrethimit, vjedhjes dhe sulmit të dhunshëm. Sipas policisë, shumica dërrmuese, më shumë se 95 për qind e tyre, nuk ishin banorë të zonës.

?Ata do të thyenin me forcë dyqanin ?Nike?, dhe më pas pyesnin njëri-tjetrit se ku ishte destinacioni i radhës?- tha pronarja e një restoranti libanez, Nikol Shama. Ajo theksoi se grabitësit dhe vandalët hynë edhe në restorantin e saj, dëmtuan orenditë dhe dekorin, dhe u larguan me 2 kasat plot me dollarë.

Një shef policie në Belvju në Uashington, zonë që gjithashtu u godit nga plaçkitja dhe dhuna natën e së dielës, mendon se autorët përgjegjës për këto akte ishin të organizuar nga jashtë qytetit, duke u paguar enkas për këtë punë. ?Ka grupime që i paguajnë këta grabitës që të sulmojnë bizneset?- tha shefi i policisë së Bellevue, Stiv Majlet.

Majlet shtoi se grabitësit ishin të ndarë nga protestuesit paqësorë, që po kërkonin drejtësi për vrasjen e Xhorxh Floid. Ai mendon se këto grupe po shfrytëzojnë rastin, dhe kanë lidhje me skenat e tjera të dhunës në zonë. Shefi i policies, nënvizoi se grabitësit udhëtonin me makina tepër luksoze.

?Kjo është diçka krejtësisht e ndryshme, nga ajo që kemi parë zakonisht në punonjës policie. Ne kishim oficerë në zona të ndryshme që i ndiqnin këto grupe. Dhe kur arrinim t?i gjurmonim, ata thjesht shpërndaheshin me shpejtësi?- shtoi ai. Policia e Belvju arrestoi të dielën e shkuar 14 persona. Majlet tha se më i riu ishte vetëm 13-vjeç.

Gjatë fundjavës së kaluar, pati ndërkohë raporte për ngarkesa të mëdha me tulla që shfaqeshin në zonat e shkatërruara nga rebelimet në qytete të shumta në të gjithë Amerikën. Kush pagoi për to? Kush po e financon këtë kryengritje? Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut dhe avokati personal i Trumpit, Rudi Xhuliani deklaroi të hënën se ai personalisht ka parë prova të mjaftueshme, që të çojnë në përfundimin se ?trazirat kanë një dorë drejtuese nga pas?.

?Patjetër që pas gjithë kësaj që po ndodh ka një organizim?- deklaroi ai në emisionin radiofonik ?America First? të gazetarit Sebastian Gorka. Xhuliani i tha Gorkas, se një nga anët pozitive të etiketimit të grupimit ANTIFA si një grup terrorist, është se qeveria amerikan ka tani mundësinë të hetojë origjinën e financave të këtij grupi.

?Kjo do të ndihmojë shumë për të lidhur bashkë disa nga ?fijet? e kësaj historie, dhe mund të na tregojnë se sa i organizuar është ky grup?- tha ai. Por mund t?i japë përgjigje edhe pyetjes pse Xhorxh Soros është pjesë e librave dhe broshurave të tyre. Sa para dhuron, dhe sa i lidhur ngushtë është ai me ta?

FBI bëri të martën publike një deklaratë, ku shprehej se po kërkon informacione mbi individët që nxisin dhunë gjatë trazirave. ?FBI respekton të drejtat e individëve, për të ushtruar në mënyrë paqësore të drejtat e tyre sipas Amendamentit të Parë. Misioni ynë për të mbrojtur popullin amerikan dhe ruajtur Kushtetutën është i shenjtë. Ne jemi të përkushtuar të arrestojmë dhe akuzojmë çdo nxitës të dhunës që po i shfrytëzojnë protestat e ligjshme paqësore, duke u përfshirë në shkeljen e ligjit federal.

Dhuna e vazhdueshme, kërcënimi i jetës dhe shkatërrimi i pasurisë në të gjithë SHBA-në ndërhyn në të drejtat dhe sigurinë e demonstruesve paqësorë, të mbrojtur nga Amendamenti i Parë, si dhe të gjithë qytetarëve të tjerë?- thuhej në deklaratë. Ndërkohë një hetim i fshehtë i Projektit Veritas në janar të këtij viti, zbuloi një komplot të ANTIFA, për të organizuar një rebelim të dhunshëm nëse socialisti Berni Sanders do të humbiste garën për nominimin si kandidat zyrtar i demokratëve në zgjedhjet e nëntorit, gjë që edhe ndodhi.

?Ju duhet të prisni një reagim të dhunshëm?-tha organizatori i fushës së Sanders, Kajl Xhurek. ?Ne do të bëjmë që trazirat e 1968-ës të duken lule në krahasim me ato të sotmet?- theksoi ai. ?Veritas Project? bisedoi edhe organizatorët e tjerë të fushës së Sanders, që i konfirmuan të njëjtën gjë.

Martin Veisberger dhe Mejzën Berd, punonjës të shtabit të Sanders në Karolinën e Jugut, thanë se ata do të ndërmarrin ?veprime ekstreme kundër kapitalistëve?. ?Na duhet një qeveri federale dhe një lëvizje sindikale, që të punojë për të?rrëzuar nga pushteti nga kapitalistët, dhe që mundësisht ta drejtojë dhunën kundër pronës?-i tha Baird një reporteri të maskuar të Projektit Veritas.

Trazirat u kanë kushtuar deri tani bizneseve miliarda dollarë, në një kohë kur ekonomia amerikane tashmë është dëmtuar rëndë si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Mbështetësit e Bernit në ANTIFA po kremtojnë hapur ?revolucionin? në median sociale. Është mëse e qartë se ANTIFA po përpiqet të rrëzojë sistemin në SHBA, përmes një revolucioni të dhunshëm. Pyetja e vetme është kush po e financon dhe organizon përpjekjet e tyre./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga