Pesë mitet mbi grushtet e shtetit/ Jo vetëm në vendet e varfra, dhe s’janë gjithmonë të dhunshme

6 Qershor 2020, 06:20, Blog CNA
Pesë mitet mbi grushtet e shtetit/ Jo vetëm në vendet e varfra,

Teksa po shtohen trazirat politike, krahas përhapjes së pandemisë koronavirusit, ?aroma? e një grushti të afërt të shtetit, mund të ndihet në shumë cepa të botës. Në Libi dhe Venezuelë, qeveritë kanë sabotuar komplote të tilla të pretenduara. Në Brazil, po spekulohet se disa gjeneralë mund të kthehen kundër presidentit Zhair Bolsonaro dhe ta rrëzojnë atë. Rreth grushteve të shtetit, ka shumë mite por dhe paqartësi. Ja cilat janë 5 prej tyre:

Miti nr.1: Grushtet e shtetit, janë një dukuri që i përket tashmë historisë

Projekti ?CoupCast? i organizatës ?One Earth Future?, vlerëson se rreziku vjetor global i një përpjekje për grusht shteti ishte 99 për qind gjatë gjithë shekullit XX-të, ndërsa ka rënë me 80 përqind në vitin 2019. Por edhe pse sot grushtet e shtetit janë shumë më të rralla sesa në vitet 1960- 1970, pretendimi se ato janë një dukuri e të shkuarës, është i nxituar.

Një studim i ri ka zbuluar një model ciklik dhe jo linear të grushteve të shtetit, që nga koha e Revolucioni Francez. Nëse historia përsëritet, grushtet e shtetit mund të ndodhin më shpesh gjatë dekadave të ardhshme. Një shembull është Bolivia. Për një kohë të gjatë, ka qenë vendi më i prirur për grushte shteti, me 28 përpjekje të tilla midis viteve 1946 -1982.

Ato gati u ?zhdukën? me tentativën e viti 1984, kur Evo Morales u rrëzua nga ushtarakët. Por vitet e fundit, kanë ndodhur një varg grushtesh shteti të reja, që kanë ndodhur gjatë kryengritjeve të mëdha, si në Algjeri dhe Sudan në prillin e 2019-ës.

Miti nr.2: Grushtet e shtetit, ndodhin vetëm në vendet e varfëra

Një studim klasik i vitit 1990, pohonte se varfëria është ?afër të qenit një kusht i domosdoshëm për ndodhjen e një grushti shteti?. Në librin e tij bestseller ?Miliardi i të fundmëve?, Pol Kolje arriti në përfundimin se Afrika është bërë rajoni më i prirur për grushte shteti në botë, pikërisht pasi është ?epiqendra e të ardhurave të ulëta, dhe e rritjes së ulët ekonomike?.

Por edhe pse të rralla, grushtet e shtetit mund të ndodhin edhe në vendet e zhvilluara. Në majin e vitit 1958, gjeneralët francezë në Algjeri planifikuan një pushtim të armatosur të Parisit, duke i dhënë fund rebelimit të tyre, vetëm kur në pushtet u rikthye Sharl De Gol. Një tentativë e ngjashme kundër De Gol u arrit të parandalohej në vitin 1961, falë rezistencës së madhe qytetare.

Miti nr.3: Puçet janë një luftë e dhunshme dhe e përgjakshme për pushtet, ashtu si luftërat civile

Në fakt, në dallim nga konflikti i armatosur dhe luftërat civile, luftimet dhe të vrarët nuk janë tipare përcaktuese të grushteve të shtetit. Sigurisht, që të gjitha përpjekjet për grusht shteti përfshijnë të paktën kërcënimin e nënkuptuar të forcës, por më pak se gjysma e tyre shkaktojnë viktima, sipas të dhënave të një studimi të politologes Erika De Bruin.

Të dhënat sugjerojnë se 80 përqind e përpjekjeve për grusht shteti nën autokraci, përfshinin kërcënime me forcë të forcës, në më pak se 60 për qind u shoqëruan me të shtëna armësh, dhe më pak se 15 për qind e tyre shkaktuan të paktën 25 vdekje.

Në grushtin e shtetit në Tunizi në nëntor 1987, presidenti Habib Burgiba u rrëzua nga kryeministri Zine El-Abidin Ben Ali, duke i dërguar mjekët në pallatin presidencial në mes të natës për ta vizituar Burgibën, me synim shpalljen e tij të paaftë për të vijuar detyrën.

Miti nr.4: Grushtet e shtetit provokojnë gjithnjë destabilitet politik

Megjithëse të gjitha grushtet e suksesshme të shtetit, rrëzojnë udhëheqësit ekzistues ose kushtetues, përpjekjet e dështuara për ndryshimin e regjimit mund të promovojnë në fakt jetëgjatësinë e drejtuesve dhe sistemeve autoritare, pasi ato mund të përdoren për të justifikuar personalizimin e pushtetit, dhe për një shtypje më të madhe të kundërshtarëve.

Kështu pasi i mbijetoi disa përpjekjeve të tilla në vitet 1950-1960, udhëheqësi i Haitit Fransua ?Papa Doc? Duvalje e shkatërroi kapacitetin organizativ të ushtrisë. Por një grusht shteti i dështuar si ai në Bashkimin Sovjetik në gushtin e vitit 1991, mund të përshpejtojë rënien e një regjimi.

Miti Nr.5: Puçet janë gjithmonë të këqija për demokracinë

Sipas një studimi, 9 në 10 grushte shteti kundër liderëve demokratikë, çojnë në ?vdekjen? e demokracisë. Ky ishte rasti i Kilit në vitin 1973, kur u rrëzua Salvador Alende. Por disa grushte shteti kundër liderëve demokratikë, nuk kanë sjellë rrëzim të sistemit demokratik, kryesisht pasi pushteti u kalua më pas përmes zgjedhjet e reja demokratike.

Një situatë e tillë ndodhi në Honduras në vitin 2009, kur ushtria e detyroi Manuel Zelajan të largohej në mërgim. Por shumë shpejt ai mbajti zgjedhje të reja, që sollën në pushtet Porfirio Lobon. Por hipoteza e ?grushtit të mirë të shtetit?, është gjithashtu naive. Vetëm disa përpjekje, sidomos ato që kanë rrënuar diktatura personale, kanë pasur ndonjë shans që të avancojnë drejt demokracisë./Washingtonpost.com- Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga