D-Day, zbarkimi që ndryshoi fatin e luftës dhe të mbarë botës

7 Qershor 2020, 08:16, Blog CNA
D-Day, zbarkimi që ndryshoi fatin e luftës dhe të mbarë

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Beteja e Normandisë, që zgjati nga qershori deri në gushtin e vitit 1944, ishte padyshim më vendimtarja, pasi solli çlirimin e vendeve aleate të Evropës Perëndimore nga Gjermania naziste. I koduar si ?Operation Overlord?, beteja nisi më 6 qershor 1944, e mbetur më shumë në histori si D-Day, kur rreth 156.000 trupa amerikane, britanike dhe kanadeze zbarkuan në 5 plazhe përgjatë një fronti prej 50 kilometrash bregdet tejet i fortifikuar në rajonin francez të Normandisë.
Pushtimi ishte një nga sulmet më të mëdha ushtarake amfibe në histori, dhe kërkoi një planifikim dhe parapërgatitje të madhe. Para D-Day, Aleatët zhvilluan një operacion që synoi të mashtronte gjermanët në lidhje me objektivin e saktë të zbarkimit. Nga fundi i gushtit 1944, e gjithë Franca veriore ishte çliruar, dhe në pranverën e vitit pasardhës Aleatët arritën t?i mposhtin tërësisht gjermanët.

Përgatitja për D-Day

Pak kohë pas nisi Lufta e Dytë Botërore, Gjermania pushtoi në majin e vitit 1940 Francën Veriperëndimore. Amerikanët hynë në luftë në dhjetorin e vitit 1941, dhe që nga fillimi i vitit 1942, së bashku me britanikët po shqyrtonin mundësinë e një sulmi të madh aleatësh nëpër Kanalin Anglez.
Por një vit më pas, planet e Aleatëve për një pushtim të tillë u lanë mënjanë. Në nëntorin e vitit 1943, Adolf Hitleri, që ishte në dijeni të kërcënimit të një pushtimi përgjatë bregdetit verior të Francës, caktoi gjeneralin e mirënjohur Ervin Romeli në krye të operacioneve mbrojtëse, edhe pse gjermanët nuk e dinin saktësisht se ku do të sulmonin Aleatët.
Hitleri e ngarkoi Romelin me misionin e përfundimit të ndërtimit të Murit të Atlantikut,
një fortifikim 3862 km i gjatë me bunkerë, mina tokësore dhe pengesa në plazhe dhe ujëra. Në janarin e vitit 1944, gjenerali amerikan Duajt Ajzenhauer u emërua komandant i Operacionit ?Overlord?.
Në muajt dhe javët që i paraprinë D-Day, Aleatët ndërmorën një operacion të mashtrimit masiv, që synonte t?i bënte gjermanët të mendonin se shënjestra kryesore e pushtimit ishte Pa Dë Kaleja (pika më e afërt midis Britanisë dhe Francës), dhe jo Normandia.
Për më tepër, ata i nxitën gjermanët të besojnë se Norvegjia dhe vendet e tjera ishin gjithashtu objektiva të mundshëm pushtimi. Për të realizuar mashtrimin u përdorën shumë taktika, përfshirë pajisjet e rreme; një ushtri fantazmë e komanduar nga Xhorxh Paton, që supozohej se ndodhej në Angli, përtej Pa Dë Kalesë; agjentë të dyfishtë; dhe transmetime radiofonike të gënjeshtërta.

Operacioni u shty me 24 orë për shkak të motit të keq

Ajzenhauer zgjodhi në fillim 5 qershorin 1944 si datën e zbarkimit. Por moti i keq, imponoi shtyrjen e tij me 24 orë. Mëngjesin e 5 qershorit, pasi meteorologu i tij parashikoi kushte të përmirësuara ditën tjetër, Ajzenhauer u tha trupave:?Ju jeni gati të bëheni pjesë e Kryqëzatës së Madhe, për të cilën jemi përgatitur shumë gjatë këtyre muajve. Sytë e gjithë botës janë sot mbi ju!?.
Pak orë më vonë, më shumë se 5.000 anije dhe mjete amfibe zbarkimi që transportonin trupa dhe furnizime u nisën nga Anglia drejt Francës, ndërsa më shumë se 11.000 avionë u mobilizuan që të siguronin mbulesën nga ajri dhe mbështetje për zbarkimin.

Zbarkimi i D-Day: 6 qershor 1944

Nga orët e para të mëngjesit të 6 qershorit, mijëra parashutistë dhe trupa aleate ishin hedhur tashmë në tokë pas linjave armike, duke siguruar urat dhe rrugët dalëse. Mjetet amfibe nisën të zbarkojnë në orën 6:30 të mëngjesit. Britanikët dhe kanadezët, arritën të mposhtin rezistencën e lehtë të gjermanëve, duke pushtuar plazhet e koduar me emrat Gold, Juno dhe Sëord, siç bënë edhe amerikanët në plazhin Utah.
Gjithsesi, forcat amerikane u përballën me rezistencë të fortë në plazhin Omaha, ku patën mbi 2.000 viktima. Megjithatë deri në fund të asaj dite historike, afro 156.000 trupa aleate kishin sulmuar me sukses plazhet e Normandisë. Sipas disa vlerësimeve, më shumë se 4.000 trupa aleate humbën jetën në pushtimin e D-Day, dhe mijëra të tjerë u plagosën, ose rezultuan të
zhdukur.
Më pak se një javë më vonë, më 11 qershor, plazhet u siguruan plotësisht, dhe mbi 326.000 trupa, më shumë se 50.000 automjete, dhe rreth 100.000 ton pajisje kishin zbarkuar në Normandi. Nga ana e tyre, gjermanët e vuajtën shumë çoroditjen që shkaktoi ai sulm i madh në atë pjesë të Francës, por dhe mungesën e komandantit të famshëm Romel, që ndodhej me pushime në Gjermani.
Në fillim, Hitleri, duke besuar se pushtimi ishte një truk për të shpërqendruar gjermanët
nga një sulm i ardhshëm në veri të lumit Senë, refuzoi të lejojë divizionet aty pranë që t?i bashkoheshin kundërsulmit. Prandaj përforcimet u thirrën nga larg, duke shkaktuar shumë vonesa.
Fyhreri hezitoi gjithashtu të angazhonte divizionet e blinduara të ushtrisë gjermane. Për më tepër, gjermanët u penguan jo pak në reagimin e tyre nga mbështetja e efektshme ajrore e Aleatëve, e cila shkatërroi shumë ura kryesore, duke i detyruar gjermanët të ndalonin për ditë të tëra, por edhe si pasojë e mbështetje efikase detare, të cilat ndihmuan në mbrojtjen e avancimit të trupave aleate.
Në javët që pasuan, Aleatët luftuan gjatë gjithë pjesës rurale të Normandisë përballë rezistencës së vendosur gjermane, si dhe një peizazh të dendur kënetash dhe shkurresh. Në fund të qershorit 1944, Aleatët arritën të vënë nën kontroll portin e rëndësishëm të Sherburg, ku zbarkuan afro 850.000 burra dhe 150.000 automjete, që ishin gati të vazhdonin marshimin e tyre nëpër Francë.

Fitorja në Normandi, dhe mposhtja përfundimtare e Gjermanisë naziste

Në fundin e gushtit 1944, Aleatët kishin arritur tashmë buzë lumit Senë. Parisi u çlirua dhe gjermanët u larguan plotësisht nga Franca veriperëndimore, duke i dhënë de fakto fund Betejës së Normandisë. Pastaj, forcat aleate u përgatitën që të pushtonin Gjermaninë, ku do të takoheshin me trupat sovjetike që po vinin nga lindja.
Pushtimi i Normandisë, nisi të kthejë valën e Luftës së Dytë Botërore kundër nazistëve. Ajo ishte një goditje e fortë psikologjike, që e pengoi Hitlerin të dërgonte trupa nga Franca, për të ndërtuar Frontin e tij Lindor kundër sovjetikëve që po përparonin me shpejtësi. Pranverën e vitit të ardhshëm, më 8 maj 1945, Aleatët pranuan zyrtarisht dorëzimin e pakushtëzuar të Gjermanisë naziste. Hitleri kishte kryer vetëvrasje një javë më parë, më 30 prill 1945./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga