Siguria kombëtare duhet të ripërcaktohet në botën post-pandemisë

7 Qershor 2020, 06:21, Blog CNA
Siguria kombëtare duhet të ripërcaktohet në botën

Nga Anne-Marie Slaughter ?Project Syndicate?

Bota i ka shpenzuar 30 vitet e fundit, në përpjekje për të ripërcaktuar ?sigurinë kombëtare?, në mënyra që do t?i japin mundësi shteteve-kombe të përgatiten dhe të trajtojnë një gamë më të gjerë kërcënimesh për ekzistencën dhe mirëqenien tonë.
Por siguria kombëtare është e përzier me ?sigurinë njerëzore?, sërish në një përpjekje për të përqendruar paratë dhe energjinë tek rreziqet ndaj njerëzimit, po aq sa edhe ndaj sovranitetit kombëtar. Por, këto përpjekje kryesisht kanë dështuar, prandaj ka ardhur koha për të provuar një qasje të re.
Në vend se ta zgjerojmë përkufizimin tonë mbi sigurinë kombëtare, ne duhet të fillojmë që ta ngushtojmë atë. Kjo do të thotë të dallohet siguria kombëtare nga ajo globale, dhe të vendoset sigurinë ushtarake në vendin që i takon, bashkë me shumë përparësi të tjera po aq të rëndësishme, por të dallueshme midis tyre.
Ne duhet të fillojmë duke shtruar 4 pyetje thelbësore:çfarë ose kush po mbrohet? Nga çfarë kërcënimi po mbrohet? Kush po e bën këtë mbrojtje? Dhe si sigurohet kjo mbrojtje? Në formën e saj klasike, siguria kombëtare përfshin mbrojtjen e shteteve-kombe nga agresioni ushtarak.
Më saktësisht, siç shprehet neni 2 ( pika 4) e Kartës së Kombeve të Bashkuara, bëhet fjalë për parandalimin ose kundërshtimin e ?kërcënimit ose përdorimit të forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti?. Por shtetet-kombe, përballen tani me kërcënime të tjera, përfshirë sulmet në internet dhe terrorizmin.
Sulme të tilla në përgjithësi sponsorizohen nga një shtet kundër një tjetri, për të kërcënuar integritetin territorial të një vendi ose pavarësinë e tij politike. Prandaj, këto kërcënime, klasifikohet si një nëndegë e sigurisë ushtarake. Nga ana tjetër, ndryshimi i klimës, paraqet një kërcënim ekzistencial për shumë shtete ishullore, si rezultat i rritjes së nivelit të detit, dhe po ashtu rrezikon vendet tashmë pa shumë reshje, duke kontribuar në shkretëtirëzimin e tokës dhe mungesën e ujit.
Për më tepër, ndërsa bota e vitit 1945 ishte e përcaktuar thuajse plotësisht nga shtetet-kombe, ekspertët e sotëm të sigurisë duhet të përqendrohen gjithashtu edhe tek kërcënimet që i kapërcejnë kufijtë kombëtarë. Në dallim nga agresioni ushtarak, dukuri të tilla si terrorizmi, pandemitë, rrjetet kriminale globale, fushatat dezinformuese, emigrimi ilegal dhe mungesa e ushqimit, ujit dhe energjisë, nuk prekin domosdoshmërisht pavarësinë politike ose integritetin territorial të një shteti të caktuar.
Por ato rrezikojnë sigurinë dhe mirëqenien e njerëzve në botë. Dallimi ndërmjet sigurisë kombëtare dhe asaj globale, nuk është thjesht edhe vetëm semantik. Ajo prek thelbin e pyetjes së tretë:Kush po e bën mbrojtjen? Siguria kombëtare, është domeni i qeverive kombëtare dhe i një grupi mjaft të vogël njerëzish homogjenë brenda tyre, që janë përqendruar tradicionalisht gati tërësisht mbi çështjet e sigurisë ushtarake.
Këto institucione janë zgjeruar vitet e fundit, për t?u marrë edhe me çështje të tilla si siguria në internet, siguria shëndetësore dhe siguria mjedisore, por vetëm në periferi. Ndërkohë, mendimi mbi sigurinë globale, i hap derën e pjesëmarrjes së një grup shumë më të gjerë njerëzish – duke filluar nga kryetarët e bashkive dhe qeveritarët lokale, që janë drejtpërdrejt përgjegjës për sigurinë dhe mirëqenien e banorëve të shteteve të tyre, provincave dhe qyteteve.

Për shembull, që nga 11 shtatori 2001, sulmet terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara, zyrtarët lokalë në SHBA janë angazhuar në mënyrë aktive në parandalimin dhe mbrojtjen nga sulmet e ardhshme terroriste. Ata ka të ngjarë që të diskutojnë me homologët e tyre në të gjithë botën, sikurse bëjnë diplomatët apo zyrtarët kombëtarë të mbrojtjes.
Edhe më gjerësisht, siguria globale nuk ka zyrtarë të emëruar. Drejtorët e Përgjithshëm, grupimet qytetare, filantropët, profesorët dhe drejtuesit e vetë-emëruar të çdo organi, mund të fillojnë dhe bashkojnë përpjekjet për të na mbajtur që të gjithëve të sigurt. Në fakt, kriza e COVID-19 ka sjellë shumë raste të udhëheqjes efektive nga burime të ndryshme nga ato të qeverive kombëtare.
Për shembull, ndërsa qeveritë amerikane dhe kineze, e kanë përdorur pandeminë për të kapërcyer tensionet dypalëshe, rrjetet ndërkombëtare të studiuesve, fondacionet, bizneset dhe agjencive qeveritare kanë punuar bashkë për të zhvilluar trajtime dhe vaksina kundër COVID-19, duke e vrarë pak mendjen për çështjen e kombësisë.
Pjesëmarrja më e gjerë në përpjekjet për garantimin e sigurisë globale, do ta zbehë gjithnjë e më shumë kufirin ndarës midis çështjeve dhe politikave ?vendase? dhe atyre ?ndërkombëtare?. Shëndeti, mjedisi, energjia, siguria në internet dhe drejtësia penale, që të gjitha të para tradicionalisht si çështje të brendshme, me ekspertët e politikës së jashtme dhe të sigurisë që lidhen me mbrojtjen, diplomacinë dhe zhvillimin, dhe si fusha krejtësisht të ndara që përfshijnë marrëdhëniet midis vendeve dhe organizatave ndërkombëtare.
Por ky dallim do të zhbëhet në mënyrë progresive. Nga ana tjetër, këto ndryshime do të krijojnë mundësi që një gamë shumë më e larmishme njerëzish, të ulen në një tryezë për të diskutuar çështje globale të sigurisë.
Me gjithë disa ndryshime graduale në fushat ushtarake konvencionale vitet e fundit, shumë më tepër gra dhe njerëz me ngjyrë, po zënë pozicione të spikatura në qeveritë e qyteteve, dhe në fusha si shëndetësia dhe mbrojtja e mjedisit, përfshirë drejtësinë mjedisore. Pjesa e fundit e enigmës, është se si të sigurohet siguria globale.
Siguria ushtarake tradicionale, është e përqendruar tek e fundit tek fitorja. Por shumë kërcënime globale, kërkojnë kryesisht një rezistencë më të madhe – domethënë më pak fituese sesa rezistenca. Siç thotë Sharon Burke nga ?New America?, synimi është më shumë të ndërtojmë sigurinë në shtëpi, sesa të shkatërrojmë armiqtë jashtë vendit.
Ne sigurisht që ende dëshirojmë të ?fitojmë?, nëse fitore do të thotë të mposhtësh një
virus, apo të zhdukësh një celulë terroriste apo një rrjet dezinformatorësh. Por natyra e
thellë e kërcënimeve globale, nënkupton se ato mund të zvogëlohen, por thuajse nuk eliminohen kurrë.
?Armatosja? e njerëzve me mjetet për të njohur dhe shmangur rrezikun, mbijetuar traumave dhe përshtatur me rrethanat e reja, është një strategji më e mirë afatgjatë. Gati 2 herë më shumë amerikanë kanë vdekur nga COVID-19, sesa në Luftën e Vietnamit.
Por shumë liderë kombëtarë në SHBA dhe kudo tjetër në botë, mbeten të fokusuar në konkurrencën e fuqisë së madhe, dhe duken më pak të shqetësuar mbi numrin në rritje të vdekjeve nga pandemia, sesa me shpërqendrimin e publikut vendas, duke e treguar gishtin drejt vendeve të tjera.
E megjithatë, leksionet e kësaj krize afrohen shumë me mënyrën se si ne e mendojmë dhe garatojmë sigurinë tonë në të ardhmen. Kjo do të jetë veçanërisht e vërtetë për brezin e ri. Për shembull, Alexandra Stark i ?New America? argumenton se COVID-19 është ?11 Shtatori? i gjeneratës së saj.
Në vend të të reagimit shumë të militarizuar kundër terrorizmit që SHBA-ja përdori në vazhdën e atyre sulmeve, ajo bën thirrje për një strategji të re ?të orientuar rrënjësisht rreth mirëqenies njerëzore?, duke u përqendruar në shëndetin e njerëzimit, prosperitetin dhe mundësitë. Dhe mua kjo më tingëllon si siguri./ Project SyndicatePërshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga