Liderët republikanë, që mund të sabotojnë garën e Donald Trumpit në nëntor

9 Qershor 2020, 06:46, Blog CNA
Liderët republikanë, që mund të sabotojnë garën e

Nga Jonathan Martin ?The New York Times?

* Në vitin 2016 republikanët më të njohur mbajtën një qëndrim kundër kandidaturës së Donald Trumpin për president:Tek e fundit ai nuk ka të ngjarë që të fitojë, ishte mendimi dominues, dhe për më tepër nuk kishte ndonjë agjendë qeverisëse konservatore në vazhdim e cila do të rrezikohej.

Por fushata e vitit 2020 është e ndryshme:Të kundërshtosh presidentin e partisë tënde, nënkupton vënien në rrezik të politikave prioritare për republikanët, në rastin konkret emërimin e gjyqtarëve konservatorë, mbajtjen e rregulloreve miqësore ndaj biznesit, dhe uljen e taksave – si dhe pasojat nga zemërimi ?vullkanik? i zotit Trump.

Por, shumë më shpejt sesa pritej, një numër në rritje republikanësh të shquar, po zbulojnë se nuk do të mbështesin rizgjedhjen e Trumpit në detyrë, apo se madje mund të votojnë për Xhozef Bajdenin, kandidatin zyrtar të demokratëve.

Dhe ata po nxiten më së fundmi nga reagimi i pamatur i zotit Trump në lidhje me protestat e fundit popullor kundër sjelljes brutale të policisë, apo keq menaxhimit prej tij të pandemisë së koronavirusit, sipas njerëzve që në kushte anonimiteti zbulojnë pjesë nga diskutimet private.

Ish-presidenti Xhorxh W.Bush nuk do të mbështesë rizgjedhjen e Trumpit, dhe i vëllai Xheb Bush nuk është i sigurt se si do të votojë, thonë njerëzit pranë tyre.

As senatori republikan Mit Romni nga shteti i Jutah, nuk do ta mbështesë Trumpin në garën e këtij viti. Ndërsa Sindi Mekein, e veja e senatorit të ndjerë Xhon Mekein, është pothuajse e sigurt se do të mbështesë demokratin Xho Bajden, por nuk është e sigurt se sa publike do të jetë në lidhje me këtë qëndrim, për shkak se njëri prej djemve të saj po synon që të garojë në të ardhmen për president.

Asnjë prej tyre nuk e votoi zotin Trump në vitin 2016, por kritikat e emrave të shquar republikanë mbartin një peshë të ndryshme kur një president në detyrë dhe agjenda e tij është në një linje me drejtuesit e Senatit.

Ish-drejtuesit republikanë si ish-spikerët e Senatit dhe Kongresit Pol Rajan dhe Xhon Behner, nuk janë shprehur se si do të votojnë në nëntor, dhe disa republikanë që tashmë nuk janë të vendosur për të mbështetur zotin Trump, po vlerësojnë mundësinë nëse do të shkojnë deri në mbështetjen e një konkurrenti të tretë, për të mos e shfaqur hapur pëlqimin për zotin Bajden.

Drejtuesit ushtarakë në pension, të cilët kanë ruajtur pikëpamjet e tyre politike private, janë duke shprehur gjithnjë e më shumë shqetësimin e tyre mbi udhëheqjen e presidentit aktual, por nuk janë të sigurt nëse do ta votojnë kundërshtarin e tij.

Sipas demokratëve që kanë dijeni mbi planifikimin e fushatës, vetë Bajden, ndërsa dëshiron që të fitojë mbështetje në të gjitha linjat partiake, synon të rrisë koalicionin e tij ?Republikanët për Bajden? më vonë gjatë fushatës, pasi të konsolidojë plotësisht mbështetjen në partinë e tij.

Kundërshtimi publik ndaj Trumpit nga pjesë të establishmentit republikan dhe atij ushtarak, është shtuar ndjeshëm ditët e fundit, pas thirrjeve të përsëritura të presidentit që protestuesit të kufizohen fizikisht, dhe urdhrit të administratës së tij për të spastruar me forcë rrugët jashtë Shtëpisë së Bardhë, në mënyrë që ai të shëtiste për të bërë disa foto.

Sjellja e tij, ka bindur disa udhëheqës se nuk mund të heshtin më. Kritika e fortë e ish-sekretarit të mbrojtjes Xhim Matis ndaj Trumpitm, dhe pranimit hapur këtë javë nga senatorja e Alaskës Lisa Murkovski, se është shumë në dilemë nëse do të votojë në nëntor për presidentin e partisë së saj, është duke detyruar një numër zyrtarësh të marrë në konsideratë një veprim që ata e kishin shmangur prej kohësh:të deklarojnë me zë të lartë se Trump është i papërshtatshëm për këtë detyrë.

?Këtë vjeshtë, ka ardhur koha për një udhëheqje të re në këtë vend, qoftë ky republikan, demokrat apo i pavarur?- deklaroi Uilliam H.Mekrevën, admirali në pension i Marinës Amerikane, që drejtoi sulmin që vrau terroristin Osama bin Laden.

?Presidenti Trump ka treguar se nuk zotëron cilësitë e nevojshme për të qenë një komandant i mirë?- theksoi ai. Natyrisht, Trump i fitoi presidencialet e 2016-ës, pavarësisht një numri të madh zyrtarësh republikanë dhe ushtarakë në pension, që nuk pranuan ta mbështesin.

Por shumë zyrtarët aktualë republikanë po e mbështesin publikisht Trumpin tani, sesa 4 vjet më parë. Ndër mbështetësit e tij të palëkundur janë liderët republikanë Miç Mekonell, udhëheqësi i mazhorancës në Senatit, dhe armiqtë e dikurshëm, si senatorët Ted Kruz dhe Lindsej Graham.

Por disa republikanë mund të votojnë për të pavarurit në shtete të caktuara. Individualisht, ata mund të mos ndryshojnë shumë vota, sidomos në kohën e një polarizimi të thellë politik. Por kundërshtimi i tyre kolektiv, apo edhe heshtja e dukshme e tyre, mund të lexohej si një leje që republikanët skeptikë ndaj Trumpit të lënë mënjanë në nëntor besnikërinë ndaj Partisë Republikane.

Xhon Keli, ish-shefi i shtabit i Donald Trumpit, njëherazi një gjeneral marine në pension, nuk tha se për kë do të votojë, edhe pse theksoi se dëshironte ?të kishim disa mundësi zgjedhje shtesë?. Den Koats, ish-senatori republikan që ishte drejtori i inteligjencës kombëtare i Trumpit ?ka qenë i shqetësuar mbi efektin negativ në komunitetin e inteligjencës që kanë pasur trazirat?.

Ndërsa, i pyetur se për këtë do të votojë Koats tha se ?në fund të fundit ai mbetet një republikan besnik, por beson se është populli amerikan ai që do të vendosë në 3 nëntor. Ndërkohë të pyetur se për kë do të votojnë në zgjedhje, Behner dhe Rajan nuk pranuan të përgjigjen.

Kolin Pauell dhe Kondoliza Rajs, që kanë shërbyer që të dy si sekretarë shteti nën presidentin Xhorxh W.Bush, nuk kanë pranuar gjithashtu të deklarojnë votën e tyre. Nga ana tjetër një numër ligjvënësish dhe qeveritarëve aktualë republikanë, janë shumë në dilemë mbi atë që do të bëjnë, pasi po përpiqen të gjejnë një ekuilibër midis ndërgjegjes vetjake, ideologjisë dhe rrezikun për veten dhe zgjedhësit e tyre që vjen nga përballja me Trumpin.

Kongresmeni Frensis Runi nga Florida, ka dhuruar miliona dollarë për kandidatët republikanë ndër vite. Ai ka shërbyer si ambasadori i presidentit Bush në Vatikan, dhe nuk ka votuar për dekada për një kandidat demokrat. Por këtë herë Runi thotë se po mendon të mbështesë pjesërisht Xho Bajden, pasi Trump po ?na çon të gjithëve drejt marrëzisë?, dhe menaxhimi i tij ndaj pandemisë shkaktoi në një numër të madh vdekjesh që ?nuk duhej të ndodhnin?.

Tashmë ekzistojnë një numër republikanësh, të përkushtuar ta mposhtin Trumpin, teksa ish-ligjvënësit, strategët dhe politikëbërësit po komplotojnë se çfarë dhe kur të shprehen për zgjedhjet. ?Ka një përpjekje të organizuar rreth asaj se si t?i bëjmë zërat tanë të dobishëm në vitin 2020?- thotë Kori Sheik, që ka shërbyer në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Shtetit nën presidentin Xhorxh W.Bush.

Ajo tha se një numër zyrtarësh që kanë punuar si për presidentët Bush ashtu edhe për Reganin, shumë prej të cilëve firmosën një peticion në vitin 2016 për të kundërshtuar kandidaturën e Trumpit, po zhvillojnë diskutime online për të përcaktuar se si ta shprehin kundërshtimin e tyre, dhe nëse në fund duhet të votojnë apo jo pro Bajdenit./ Përshtatur nga CNA.al

06:28 Blog

Amerika që duam

Nga Ahmed Charai “National Interest”* Imazhet dramatike që k...

Lajmet e fundit nga