ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
Në një intervistë telefonike për gjermanen ?Der Spigel?, 81-vjeçarja Gro Harlem Brundtland, ish-drejuese i Organizatës Botërore të Shëndetit, është kritike ndaj menaxhimit fillestar që i bëri Kina epidemisë së koronavirusit. Ajo kritikon edhe evropianët, se ishin shumë të ngathët në reagimin e tyre fillestar ndaj këtij virusi, teksa paralajmëron se epidemia tjetër mund të jetë shumë më e keqe.
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se vendi i tij, kontribuesi më i madh, do të tërhiqet nga OBSH. Sa dëm do t?i shkaktojë kjo organizatës?
Do të ishte një hap në kundërshtim me interesat e vetë SHBA-së. Unë do ta konsideroja tërësisht të gabuar. Dhe unë nuk jam aspak e sigurt, nëse do të ketë vërtet një tërheqje të plotë të Amerikës nga OBSH.
Trump duket shumë i vendosur…
Ndoshta, por presidenti amerikan nuk është i gjithëfuqishëm. Në fund fare vendos Kongresi. Për më tepër, pas 6 muajsh do të ketë zgjedhje. Deri atëherë, mund të ketë pezullim të fondeve. Por unë nuk mund dhe s?dua ta imagjinoj një tërheqje të plotë të SHBA-së nga OBSH.
Tashmë është gjithnjë e më e qartë, se Kina fshehu informacione të rëndësishme në fillim të pandemisë. Trump dhe të tjerët e akuzojnë OBSH-në për bashkëpunim me Pekinin. A është e drejtë?
Ka arsye për ta kritikuar sjelljen e Kinës. Kinezët ishin shumë të ngadaltë në reagimin e tyre. Ata informuan shumë vonë. Më e keqja, iu desh një kohë e gjatë që të pranonin, se infeksioni transmetohej nga një njeri tek tjetri. Çështja është nëse kjo fshehje ishte e qëllimshme. Kina është një vend i madh me shumë interesa. Kjo çështje duhet parë më nga afër.
A e ka toleruar OBSH-ja këtë sjellje të Kinës?
OBSH është përpjekur të marrë sa më shumë informacione sa më shpejt që të jetë e mundur. Organizata varet nga vendet anëtare, pasi nuk ka kompetenca të vetat në këto shtete. Që në fillim, ekspertët e OBSH-së kanë kërkuar më shumë informacion nga Kina. A do të ishte një lëvizje e zgjuar ushtrimi i një presion më të madh mbi Pekinin? Është e vështirë ta thuash.
Por kur ishit ju drejtuese e OBSH, bëtë pikërisht këtë. Kur Kina u izolua në vitin 2003 pas epidemisë së SARS-it, ju ushtruat presion dhe patët sukses…
Në atë kohë, s?kishte asnjë dyshim se Kina donte që të fshihte epideminë. Për javë të tëra, ne nuk morëm asnjë informacion, dhe shefi i zyrës sonë në Pekin përcillej me lloj-lloj justifikimesh. Ne i dinim disa gjëra nga burimet jozyrtare, por Kina nuk donte të bashkëpunonte.
Në shtatorin e 2019-ës, si bashkëkryetare e Bordit Global të Monitorimit të Gatishmërisë, ju përmendet rreziqet e një pandemie. Çfarë menduat, kur mësuat disa muaj më vonë mbi infeksionet e shkaktuara nga një koronavirus i ri në Vuhan?
Në fillim, shpresoja që sëmundja do përhapej vetëm nga kafshët. Madje në mesin e janarit, edhe para konfirmimit zyrtar, vëzhguesit e situatës nuk dyshonin se njerëzit e infektuar ishin ngjitës për të tjerët. Unë u shqetësova menjëherë. Ky ishte një lajm shumë i keq, një nga rastet kur kishim paralajmëruar.
A e dinit në atë moment se bota po përballej në fakt me një pandemi?
Kisha frikë se mund të shkonim drejt saj. Unë mendoja se OBSH do ta deklaronte shumë shpejt nivelin më të lartë të alarmit.
Por, OBSH humbi kohë të vlefshme para se ta shpallte këtë emergjencë më 30 janar.
A ishte i gabuar ky hezitim?
Në grupin përkatës të ekspertëve, pati mendime të ndryshme nëse ishin përmbushur kriteret. Për kontrollin ndërkombëtar të virusit, ndoshta nuk ka pasur ndonjë dallim të madh nëse kjo deklaratë është lëshuar herët apo më vonë. Shumica e epidemiologëve në sistemin kombëtar të shëndetit, e dinin tashmë para alarmit të OBSH-së se kishim të bënim me një rrezik të madh.
Sidoqoftë, vendet evropiane qëndruan të qeta…
Unë e vura re edhe këtë, dhe u habita pse reagimet ishin në Evropë ishin kaq të ngadalta.
A u shqetësuat që politikanët evropianë e nënvlerësuan kërcënimin e COVID-19?
Po. Sepse sëmundja u përhap në të gjithë botën, dhe kishte kohë që kishte arritur në kontinentin tonë.
Disa javë më vonë, kontinenti me sistemet më të mira shëndetësore u bë qendra e pandemisë. Si mund të shmangej kjo katastrofë?
Edhe Evropa bëri gabime. Me sa duket, shumë nga personat përgjegjës, ishin më shumë se ç?duhej optimistë për efikasitetin e sistemit të tyre të kujdesit shëndetësor. Dhe ata padyshim e nënvlerësuan se sa ngjitës është koronavirusi i ri. Shihni rastin e vendit tim, Norvegjisë:Në fillim, autoritetet menduan se mund të gjurmonin çdo rast. Në 10 mars, pati 5 raste që dolën befas, duke treguar se kishim të bënim me një zinxhir të panjohur infeksioni. Vetëm atëherë filluan masat e bllokimit.
Çfarë mësimesh duhet të nxjerrim nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi?
Një element i rëndësishëm ka të bëjë me lirinë e udhëtimit, veçanërisht udhëtimet ajrore. Rregulloret ndërkombëtare shëndetësore, vështirë se parashikojnë ndonjë kufizim. Ne duhet t?i reformojmë dhe përmirësojmë këto rregulla. Në rastin e sëmundjeve infektive, nuk ka dyshim se udhëtimi ajror luan një rol të rëndësishëm në përhapjen e këtyre sëmundjeve.
A ka gjasa që pandemia tjetër të jetë akoma më e keqe?
Fatkeqësisht, po. Mund të ketë një virus që është po aq ngjitës si koronavirusi, dhe që ka një shkallë më të lartë të vdekshmërisë. Ne duhet të jemi të përgatitur më mirë, madje shumë më mirë./ Der Spiegel-Përshtatur nga CNA.al
Nga Mauro BonazziNjë epidemi e padeshifrueshme; shumë të vde...
Më 8 qeshor 1982, presidenti republikan amerikan Ronald Rega...
Nga Jonathan Martin “The New York Times”* Në vitin 2016 repu...
Nga Ahmed Charai “National Interest”* Imazhet dramatike që k...
Nga Heather Mac Donald “The Wall Street Journal”Vdekja e Xho...
Nga Anne-Marie Slaughter “Project Syndicate”Bota i ka shpenz...
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Beteja e Normandisë, që zgjat...
Nga Clayton M.Dalton “New Scientist”Ne kemi mësuar shumë mbi...
Nga Heather Catt & Arpana Verma “The Conversation”Aktualisht...
Nga Debra Heine “American Greatness”* Dikush po organizon kr...
Teksa po shtohen trazirat politike, krahas përhapjes së pand...
Nga Miranda Devine “The New York Post”* Tragjedia e trazirav...
Mjekët italianë pretendojnë tashmë se koronavirusi është dob...
Nga Ben Westcott “CNN”* Kur agoi 4 qershori 1989, populli ki...
Nga Adam Kleczkowski “The Conversation”* Kur koronavirusi i ...
Rebelimi ndaj juntës ushtarake në Burma, viti 1988Vitet e su...
“The Week”* Ekspertët e shëndetësisë, po rekomandojnë tashmë...
Nga Steve Mccann “American Thinker”Që nga 9 nëntori i vitit ...
Sot aktorja do të mbushte 94-vjeç. Mjerisht, disa nga njerëz...
“Corona është një shpikje e Bill Gates” – është një prej teo...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...