LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohen 16 kg tritol në Sarandë

30 Tetor 2017, 14:37, Aktualitet CNA

Policia e Sarandës ka sekuestruar 15 kallëpe tritol me peshë 400 gramë secili, gjithsej 16 kilogramë.

Tritoli u gjet i fshehur në një thes mes disa shkëmbinjve dhe shkurreve në kodrën mbi lagjen ”Baba Rexhepi” Sarandë. Lënda shpërthyese u gjet pas kontrollit të imtësishëm të zonës të kryer nga Policia.

Kontrolli pas informacioneve të marra nga Policia në bashkëpunim me Agjencitë e tjera Ligjzbatuese, për një sasi lëndë shpërthyese të fshehur në kodrën mbi lagjen ”Baba Rexhepi”.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencitë e tjera Ligjzbatuese po punon lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /CityNews

Lajmet e fundit nga