LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush e mbulon skandalin e diplomave fallco në Universitetin e Elbasanit?/Prokuroria nis hetimet intensive

30 Tetor 2017, 14:18, Aktualitet CNA

Nga  BERT  RRASA

Prokuroria e Elbasanit ka hapur një dosje penale prej 2 vitesh  lidhur me origjinën  e rrjetit dhe personat që janë në rrjetin e diplomave fallco që burimin e kanë nga Universiteti ?A.Xhuvani?. Hetimi ka shtrirje në  fakultete dhe mendohet se prej vitesh ka një rrjet të zgjeruar fallcifikatorësh diplomash  dhe sekserësh që merren me ?peshkimin? e personave që duan të marrin një diplomë të një prej fakulteteve pa ardhur asnjë ditë në shkollë kundrejt një pagese të majme.

Natyrshën lind pyetja, se kush po e mbulon (sa herë që hapet) skandalin e diplomave në Elbasan, pse mbahen top-sekret hetimet, emrat e pedagogëve në fakultete , ish-dekanëve dhe drejtuesve të Rektoratit ? Duket se skandali dhe zbulimi rrjetit  të fallcifikatorëve të diplomave fallco  në Elbasan mbetet një turp për Universitetin ?A.Xhuvani?, ndërkohë që mbahen sekret fakte tronditëse edhe për njerëz që duhej të ishin sot në ndjekje penale, si  pedagogë, ish-dekanë dhe drejtues të Rektoratit. Kjo situatë ka ardhur  pas  zbulimit dhe heshtjes për skandalin e diplomave fallco të cilat janë gjetur me firmë dhe vulë në katër prej institucioneve shtetërore në Elbasan.

Ato diploma u janë kapur  dhe zbuluar personave të ndryshëm që kanë gjetur strehë në disa institucione të shtetit, duke nisur nga policia, ushtria, arsimi e shëndetsia, madje edhe në ndonjë që ka qenë deri para 1 apo 2 vitesh edhe kryetar  komune dhe bashkie në disa qytete të vendit. Burimet nga Prokuroria thanë për ?City News? se ?informacionet e para i kanë ardhur në rrugë operative  qysh para 4 vitesh, dhe vazhdojnë të vijnë  ndersa ne kemi nisur hetimet?. Por ndërkohë nuk dihet pse është ngadalësuar  procesi hetimor  ndaj  personave që janë nën akuzë.

Skandali ka marrë përmasa të tjera pasi bëhet fjalë për diploma fallco, me firmë e vulë dekani dhe rektori dhe datojnë qysh para shumë vitesh kundrejt  pagesave të majme. Sipas të njëjtave burime hetimore ?skandali është zbuluar ndoshta fare rastësisht kur në disa raste zyrat e pranimit dhe  evidentimit  të CV në institucionet e shtetit, kanë zbuluar  se personat që aplikonin për vende pune kishin dëftesa dhe diploma të dyshimta?. Menjëherë u ngrit grup pune  dhe u konstatua se kishim të bënim me një rrjet fallcifikatorësh  që vepronin prej vitesh.

Hetimet janë shtrirë nga pedagogët  me të cilët bashkëpunonin prej vitesh, deri tek dekanë e rektorë që kanë drejtuar në vite UE. Duke u njohur me situatën më të fundit dhe ecurinë e hetimeve, një burim hetimor tha  se ?mungesa e kontrolleve dhe profesionalizmit, mungesa e aftësisë menaxhuese e drejtuese i kanë molepsur  prej vitesh elementë të veçantë të Universitetit të Elbasanit  me sekserë dhe fallcifikatorë, gjë të cilën e kemi paralajmëruar  muaj më parë?.  Në  muajt e fundit, në Prokurorinë e Elbasanit  kanë mbërritur  denoncimet e dhjetra qytetarëve, prindërve, që denoncojnë diplomat fallco të blera në UE.  Zbulimi i shpeshtë i rrjeteve  të fallcifikatorëve të  diplomave universitare, tregon se paaftësia  në drejtim prej vitesh mbetet në nivele maksimale në Elbasan.

Lajmet e fundit nga