LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detajet/ Pse dha dorëheqjen kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika

30 Tetor 2017, 12:07, Aktualitet CNA

Sot në mesditë është njoftuar dorëheqja e kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika nga drejtimi i këtij institucioni, post që e mbante prej vitit 2012.

Dorëheqjen Ajazi mësohet se e ka dhënë që prej ditës së premte, pas një përplasje të fortë dhe kërkesës së kryeministrit Rama.

Burime konfidenciale i thanë CityNews se kreu i SHISH ka dhënë dorëheqjen ditën e premte pas një takimi që ka pasur me kreun e qeverisë në godinën e kryeministrisë. Mësohet se takimi i Ajazit me Ramën ka qënë i tensionuar dhe me debate të forta, ku pas debateve Ajazi ka njoftuar kryeministrin se do të jepte dorëheqjen ashtu sic donte ai dhe të hënen do ta gjente mbi tryezën e presidentit të republikës, Ilir Meta.

Ky është një variant ndërsa një tjetër burim thekson se Visho Ajazi Lika është dorëhequr pasi ka pranuar ofertën e Edi Ramës për tu emëruar ambasador në një vend perëndimor.

Sot presidenti ka pranuar dorëheqjen e Visho Ajazit dhe menjëherë, vetëm disa minuta pasi nga zyra e tij është larguar Edi Rama, ka bërë emërimin e Helidon Bendos në krye të SHISH, me propozimin e kreut të qeverisë./CityNews

Ja kush është drejtori i ri i SHISH

Lajmet e fundit nga