LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përcillet për në banesën e fundit gazetarja Adela Xhamani

30 Tetor 2017, 14:28, Aktualitet CNA

Mes dhimbjes e lotëve është përcjellë për në banesën e fundit gazetarja dhe moderatorja e njohur Adela Xhamani.

Vdekja tragjike e Adelës, në lule të rinisë pas një ataku kardiak, tronditi botën e medias dhe jo vetëm, duke lënë pas zemrën e thyer të prindërve, motrës dhe vëllait, si dhe qindra njerëzve që njihnin e që iu gjetën sot pranë, për t?i bërë nderimet e fundit.

Në nder të kujtimit, kontributit të 31-vjeçares, ditën e sotme u zhvilluan homazhe në qytetin e saj të lindjes, atje ku jetoi dhe punoi për shumë vite.

Mësohet se ceremonia e lamtumirës për Xhamanin ka nisur në orën 12:00, në Kinemanë e qytetit të Kavajës. Familjarët, miq, njerëz të medias, politikës dhe artit, i kanë dhënë lamtumirën. Mes qindra personave është parë edhe ish-i dashuri i Adelës, Biordi, i cili përloti dje me mesazhin e tij rrëqethës kushtuar gazetares.

Ndërkohë, në orën 14:00 gazetarja Xhamani u përcoll për në banesën e fundit./ CityNews

Lajmet e fundit nga