LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksion në zonën e Farkës/ IKMT planifikon prishjen e 23 objekteve

30 Tetor 2017, 12:21, Aktualitet CNA

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot një aksion në zonën e Farkës në kryeqytet, ku është planifikuar prishja e 23 objekteve, një, dy dhe tre katëshe me funksione shërbimi dhe banimi.
Operacioni i IKMT bëhet në kuadër të projektit për ndërtimin e unazës së jashtme të Tiranës, pjesën verilindore të saj, ku përfshihet segmenti kthesa e Saukut- Bregu i Lumit.

Një pjesë e objekteve që kanë nisur të prishen nga IKMT janë shpronësuar, ndërkohë që pjesa tjetër janë shpallur të jashtëligjshëm.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme, IKMT ka prishur dy objekte më zonën e Paskuqanit të cilat kanë qenë të ndërtuara pranë lumit të Tiranës.

Sipas asaj që bën të ditur IKMT- ja dy objektet e prishura në Paskuqan ishin të jashtëligjshme.

Lajmet e fundit nga