LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Këtu bëhesh artist brenda natës”/ Endri dhe Stefi Prifti: Muzika shqiptare pa kokë, skelet dhe bosht

30 Qershor 2022, 21:23, Lifestyle CNA
“Këtu bëhesh artist brenda natës”/ Endri dhe Stefi
Endri dhe Stefi Prifti

Vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, kanë ngritur shqetësimin rreth muzikës që po bëhet në ditët e sotme.

Vëllezërit theksojnë se është shumë e vështirë që në 10-15 vitet e fundit të gjesh materiale të mira muzikore.

Sipas tyre sot po dëgjojmë muzikë nga joprofesionistë, muzikë pa kokë, skelet apo bosht.

Rrallë gjejmë materiale të mira në muzikën shqiptare të 10 - 15 viteve te fundit… pak, shumë pak! Gjithçka është lënë në mëshirën e fatit, të joprofesionistëve (me pak përjashtime kombëtare) dhe me një mungesë të theksuar kritike arti!

Një muzikë, pa kokë, skelet dhe pa bosht…!

Akoma dhe profesionistët e vërtetë, që vendi ynë i ka gjithmonë, pyesin veten dhe kolegët: Çfarë duhet të bëjmë? Si ta mendoj dhe trajtoj materialin e rradhës? Çfarë pëlqen publiku i sotëm?

Sot nuk merret vesh kush është dhe kush bën sikur është, këngëtar… shkrimtar.. aktor.. Artist me një fjalë..!”, shkruajnë vëllezërit korçarë.

Ndër të tjera, vëllezërit korçarë nënvizojnë se sot po abuzohet në masë më muzikën dhe fjalën artist.

"Abuzohet kaq shumë me këtë fjalë sublime, sa duket sikur duan ta zhvlerësojnë dhe ta bëjnë të zakonshme dhe të veten ata që nuk e meritojnë.

Ka dhe arsye më madhore se kaq sa shkrova më lart dhe po marr guximin të përmend disa prej tyre.

Me politikat globale, viruset dhe luftërat ka një tendencë zhvlerësimi për Artin (qofsha unë i gabuar), i cili është 'bllokuar' dhe më shumë se në asnjë periudhë tjetër historike (përjashtojme luftërat botërore), është 'i komanduar', në orare dhe distanca..! Në leje të diferencuara dhe mungesë fondesh…! Nën supermacinë xheloze të politikës dhe biznesit!

Në fakt, kurrë nuk mund t’ia arrijnë këtij qëllimi, sado të abuzohet, sidomos këtu tek ne”, vijon më tej postimi duke evidentuar problematikat që kanë hasur artistët e vërtetë në këto periudha.

Gjithashtu kanë prekur një tjetër fenomen që në fakt ndodh shpesh në Shqipëri, që disa personazhe bëhen të famshëm me pjesëmarrjen në realityshoë dashurie apo se thjesht performojnë në një emision me audiencë televizive, por kjo sipas vëllezërve nuk të bën artist.

Këtu tek ne ndodhin edhe çudira! Shumë bukur e ka titullin një emision televiziv: 'Çudira shqiptare'!

Në disa raste bëhesh 'artist' brenda natës dhe në shumicën e rasteve je 'artist' vetëm se pate mundësinë të performoje në një emision televiziv me audiencë të madhe (për çudinë time..) edhe kur jep një puthje apo tregon diçka nga jeta… edhe pse bëre një skandal, që u pranua nga gjysma dhe u kontestua nga gjysma tjetër..!

E vërteta që unë besoj është krejtësisht ndryshe', shkruajnë më tej vëllezërit korçarë.  

Ndër të tjera, Endri dhe Stefi thonë se të bëhesh artist do shumë mund dhe punë, ndërsa sot ndodh e kundërta, muzika shqiptare nuk ka skeletin dhe bishtin e saj përfaqësues, nuk ka orientim dhe nuk përfaqëson aspak artin shqiptar, atë që kanë lënë trashëgimi profesionistë dhe emra të shquar të artit.

Sa peshë ka fjala, ARTIST! Sa punë e studime duhet të kesh mbi shpatulla! Sa vepra letrare, mijëra nota muzikore, pasazhe të vështira që kërkojnë zgjidhjen teknike, muzikalitetin, vullnetin e hekurt… Tema të mëdhaja e të bukura që kërkonin shpirtin tënd brenda tyre!

Sa vlera të ndërthurura me artin të bëjnë të jesh artist i vërtetë. Humanizmi…! Edukata..! Sjellja në shoqëri! Kontribute dhe përvojë pa fund. Suksesi i vazhdueshëm etj etj

Por, ndodh e kundërta!

Rastësia, mediat e varura vetëm mbas interesit të momentit, bukuria (unë e dua te bukuren), pse jo fjalori banal dhe i dhunshëm të bëjnë të famshëm..!

Jemi një vend i vogël, që edhe pse u bënë përpjekje kolosale ndër vite nga profesionistë të shquar të kësaj toke: - kompozitore, poetë, kritike, interprete, muzikantë të shkëlqyer etj sot gjendemi përpara një fakti kokëfortë: - Muzika shqiptare (nuk e kam fjalën për folklorin tonë të bukur), nuk ka skeletin dhe boshtin e saj përfaqësues. Nuk ka një fokus të orientuar drejt dhe përfaqësim shqiptar.

Shumë pak përpjekje bëhen për këtë gjë në tregun mizikor shqiptar! Edhe kur bëhet diçka, përsëri për arsye dhe interesa të caktuara, shpesh banale dhe të vogla, degjenerojnë me vendime dhe gjykime arbitrare në dëm të muzikës.

E di, që njerëzit kanë halle nga më të ndryshmet, sidomos çmimet e larta të tregut etj, por mes të tjerash unë ngre këtë shqetësim real sepse i përkas këtij profesioni dhe me dhimbset muzika jonë. Ju përshëndes!”, e mbyllin postimin vëllezërit korçarë duke ngritur kështu shqetësimin e tyre për atë që po ndodh sot me muzikën në Shqipëri./ A.E-CNA.al

Lajmet e fundit nga