
Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e 37-vjeçarit Fatjon alias Tomi Dervishi në Sukth. Sipas policisë deri më tani për ngjarjen e rëndë janë marrë në pyetje 7 persona, mes të cilëve dhe shoku i tij, i cili ishte pasagjer në makinën e viktimës në momentin që ndodhi vrasja.
Nga verifikimet e deritanishme rezulton se viktima ka qenë hetuar në këtë shtet, për trafikim të lëndëve narkotike. Policia është ende në kërkim të autorëve, ndërkohë janë sekuestruar kamerat e aksit rrugor Maminas – Shijak - Sukth – Sallmone.
Njoftimi i Policisë:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 23:45, të datës 26.09.2023, në Katund, Sukth, ku shtetas ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit që drejtonte shtetasi T. D. (M.), 37 vjeç, banues në Katund, Sukth, i cili si pasojë humbi jetën, në spital, ju informojmë se:
Sapo kanë marrë njoftim, shërbimet e Policisë së Durrësit dhe 2 grupe të FNSH, Tiranë, kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset që lidhen me zonën, me qëllim kapjen e autorëve. Gjithashtu, grupi hetimor, i ngritur posaçërisht për zbardhjen e këtij rasti, ka vijuar punën, në drejtimin e prokurorit, për të fiksuar çdo provë që do të çojë në zbardhjen e ngjarjes dhe në identifikimin e autorëve.
Shërbimet e Policisë, në drejtimin e prokurorit, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për rastin. Konkretisht, deri më tani, në ambientet e Policisë, janë shoqëruar për t’u pyetur mbi rrethana të kësaj ngjarjeje, 7 shtetas (mes tyre shtetasi E. Sh., pasagjer në automjetin që drejtonte 37-vjeçari, në momentin e të shtënave), janë sekuestruar kamerat e sigurisë me pamje nga aksi rrugor “Maminas – Shijak - Sukth – Sallmone” (aksi që kishte ndjekur shtetasi T. D. (M.)), janë ushtruar kontrolle banesash, janë këqyrur celularë, si dhe është bashkëpunuar me ZQK Interpol Tiranën, për të identifikuar lidhje shoqërore të viktimës apo shtetas me të cilët mund të ketë pasur konflikte, jashtë vendit. Gjithashtu, janë sekuestruar automjeti që drejtonte T. D. (M.) dhe 2 celularët e tij, dhe vijon ekzaminimi i hollësishëm i tyre.
Nga verifikimet e deritanishme të kryera në koordinim me homologët holandezë, ka rezultuar se shtetasi T. D. (M.) ka qenë hetuar në këtë shtet, për trafikim të lëndëve narkotike.
Materialet për këto veprime procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme, me qëllim zbardhjen e dinamikës së kësaj ngjarjeje, për identifikimin dhe kapjen e autorëve./CNA
Detaje të reja dhe pista të tjera po hetohen në lidhje...
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 23-vjeçarin me ini...
Martin Bardhi ndërroi jetë ditën e djeshme pasi u qëllua m...
Policia ka kapur dhe ndaluar shtetasin me inicialet F. F.,...
Në një banesë private në rrugën “Altin Basha” ka rënë zjar...
Policia e Korçës ka arrestuar 30-vjeçarin me iniciale S. P...
Vijojnë hetimet për vrasjen e 38-vjeçarit me iniciale F. D...
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 38-vjeçarit me i...
Policia ka vijuar aksionin policor të koduar "Seized" ...
Drejtoria vendore e policisë Korçë ka arrestuar mbrëmjen e...
Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Martin Bardhi...
Një aksion kundër lojërave të fatiti është zhvilluar një d...
Mëngjesin e sotëm, në lagjen numër 10 të Korçës, ka rë...
Pas mesnatës, një vrasje ka ndodhur në Sukth, në Katun...
Gazetari Artan Hoxha ka folur rreth vrasjes së Martin ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Katund, Sukth, te shinat...
Policia ka vënë në pranga 38-vjeçarin me iniciale A. C., m...
Një makinë u dogj ditën e sotme në fshatin Gëziq...
Autoritet spanjolle kanë kapur një sasi prej 1700 kg kokai...
Autoritetet spanjolle kanë goditur organizatën krimina...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...