LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen detajet nga vrasja në Sukth/ Si u eliminua 38-vjeçari

27 Shtator 2023, 08:03, Kronika CNA
Zbardhen detajet nga vrasja në Sukth/ Si u eliminua 38-vjeçari
Foto ilustruese

Pas mesnatës, një vrasje ka ndodhur në Sukth, në Katund, ku është vrarë 38-vjeçari F. D.

Sipas asaj që raportohet në media, F. D. është ekzektuar me breshëri plumbash.

Viktima ka qenë duke lëvizur me makinë dhe është qëlluar me automatik.

Në momentin e ngjarjes viktima nuk ka qenë i vetëm në makinë.

38-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga një shok i tij, i cili u ka shpëtuar plumbave dhe ka deklaruar se kanë qenë bashkë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur janë sulmuar./ CNA

 

Lajmet e fundit nga