Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK për dy të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej.
Teksa ka folur për serinë e vrasjeve në Elbasan, Alibeaj tha në SPAK se nuk ishte i interesuar t’i kryente ato, pasi kishte si qëllim që të kapte të gjallë Talo Çelën.
Ai ka deklaruar për SPAK se ka dashur të merrte hak për vrasjet e familjarëve të tij, vëllait Endrit Alibej, dajës Arben Dylgjeri, kushëririt Andi Zylyfi, Sandër Bahos dhe mikut të tij turk, Erdal Duranay, por këtë gjë tashmë ia ka lënë në dorë të drejtësisë pasi është penduar.
Alibej, i njohur me nofkën “Krymi”, ka rrëfyer se Dumani i ka treguar emrat e personave që kishin marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij dhe Zylyfit dhe i ka propozuar që të vrisnin ata, me qëllimin që në skenë të dilte Talo Çela.
“Si fillim dua të vras Dorian Shkozën, pasi e kam aty afër shtëpisë dhe e shoh si shqetësim për veten…
… këtyre të tjerëve, përveç Talos, nuk do ti shkojë mendja tek unë që kam vrarë Dorian Shkozën, por do më vij Talo, sepse Talo e shfaq veten rrallë ngaqë është në kërkim. Por Talo, do ta kuptoj direkt që unë e kam vrarë Dorian Shkozën dhe jam shumë i sigurtë që Talo do t'i kuptojë të gjitha ato që do b?j unë dhe se jam unë pas këtyre…”, i kishte thënë Dumani- Alibejt, por ky i fundit ka pretenduar se nuk ka panuar.
“…Aty unë e ndërpres Nuredinin dhe i them unë nuk dua t'ia di për asnjë nga këto, unë dua Talon dhe aq më tepër të gjallë. Pse duhet t'i hyjmë të gjithë këtij kalvari ku interesi im në këtë kalvar është Talo Çela. Sepse po arrita te kap Talon, këto të tjerët janë të gjithë të mbaruar ose edhe të kapur. Nuk e shoh fare i them unë me interes këtë menyrë që po më shpjegon, ku të gjithë krimet dhe njerëzit kryesorë që unë i kam identifikuar janë të parët vëllezërit Çopja që janë porositësit dhe Mikael Qosja organizator dhe më pas vijnë këto të tjerët me në krye Talo Çelën. Kështu i thash une nëse arrij të kap Talon, e kam të zgjidhur dhe aq më tepër shkatërroj pothuajse të gjithë rrjetin e këtyre. Po lej lesht i them unë për ta gjetur këtë Talon, unë e di se sa po vuaj i thash dhe nuk kam asnjë interes që ti hyj këtyre të tjerëve pa kapur Talon, është pa logjikë për mua…”, thuhet në rrëfimin e tij të dosjes hetimore, sipas mediave.
Ai ka theksuar se duke mos gjetur zgjidhje tjetër, ka pranuar propozimin e Nuredin Dumanit.
Sipas tij, vrasësi me pagesë i ka thënë: “…çunat i kam gati”.
“Nuk më ka përmendur emra personash, përveç emrit të Festim Qolit. Nuredini më thotë dua 100.000 Euro, të paketën si fillim një pjesë, që të kem për shpenzime dhe unë nuk kam marrë asnjëherë punë pa marrë gjysmat e lekëve përpara…”, ka deklaruar ai.
“Krymi” ka nënvizuar para hetuesve se nuk i kishte paratë dhe Dumanit i kishte dhënë vetëm 50 mijë euro, ndërsa për pjesën tjetër i kishte kërkuar ndihmë Arjan Spahisë dhe ky i fundit i kishte vënë në dispozicion 200 mijë euro./ CNA
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në ...
Policia e Fierit ka raportuar rastet e dhunës së paraq...
Policia e kryeqyetit ka zbardhur 2 raste të vjedhjes së dy...
Gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin u evidentuan...
Policia e Kosovës ka dalë më një njoftim zyrtar në lidhje ...
Një ditë më parë në qarkun e Fierit u regjistruan 9 vatra ...
Korçë -Plagosje me thikë në unazën e qytetit. Sipas i...
Maliq-Një shtetas ka dalë nga rruga me mjetin e tij tip ze...
Garazhi i një pallati në Fushë-Krujë është përfshirë n...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit me incial...
Shefi sicilian i mafias, Matteo Messina Denaro, i arrestua...
Policia ka arrestuar ish-drejtorin e burgut të Lushnjës, J...
Një 63-vjeçar është kërcënuar vazhdimisht nga dy të ri...
251 295 euro janë sekuestruar mënëgjesin e kësaj të shtune...
Komisariati i Policisë Himarë ka goditur një tjetër rast t...
Një person është plagosur mëngjesin e kësaj të shtune ...
Në emisionin investigativ “Stop” u denoncua një rast masht...
3 ditë më parë është regjistruar një vjedhje në lagjen nr....
Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar "Bllok...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një oficer poli...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...