
Policia e Kosovës ka dalë më një njoftim zyrtar në lidhje me përplasjet në veri të Kosovës.
Policia konfirmon se kanë vrarë në total 3 sulmues dhe është arrestuar një tjetër.
Gjithashtu, janë vënë në pranga 4 persona të dyshuar, të cilët kanë pasur radiolidhje dhe dyshohet se mbanin komunikim me agresorët.
Autoritetet e Kosovës njoftojnë se kanë identifikuar një sasi të konsiderueshme të armëve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, po ashtu sulmet me armë zjarri ndaj njësiteve policore po vazhdojnë në intensitet të njëjtë, varësisht nga lëvizjet e grupeve kriminale.
Veprimet policore po realizohen sipas planifikimeve dhe zhvillimeve në terren, duke u përgjigjur në vetëmbrojtje ndaj sulmeve të adresuara ndaj zyrtarëve policorë, të cilëve po iu rrezikohet jeta e tyre e drejtpërdrejtë.
Sipas informatave zyrtare nga terreni gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e dy sulmuesve të tjerë, të cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur. Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta.
Gjatë veprimeve policore në një lokacion banimi i cili është përdorur nga sulmuesit, janë gjetur pajisje logjistike, mjete të dyshuara ushtarake, uniforma ushtarake si arme dhe municion të kalibrave të ndryshëm.
Po ashtu njësitet policore gjatë ushtrimit të pikë kontrollit rutinë të automjeteve, në zonën e fshatit Rudare ka ndaluar katër persona të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, të cilët dyshohet se ndërlidhen me grupet kriminale, ku të gjitha veprimet e mëtejme ndaj tyre do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.
Policia e Kosovës vazhdon t’iu bëjë thirrje grupeve kriminale që të dorëzohen para organeve të drejtësisë dhe njëkohësisht fton qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit, në interes të qetësimit të situatës dhe sigurisë së përgjithshme.
Hetimet dhe ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet relevante, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës./ CNA
Një ditë më parë në qarkun e Fierit u regjistruan 9 vatra ...
Korçë -Plagosje me thikë në unazën e qytetit. Sipas i...
Maliq-Një shtetas ka dalë nga rruga me mjetin e tij tip ze...
Garazhi i një pallati në Fushë-Krujë është përfshirë n...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit me incial...
Shefi sicilian i mafias, Matteo Messina Denaro, i arrestua...
Policia ka arrestuar ish-drejtorin e burgut të Lushnjës, J...
Një 63-vjeçar është kërcënuar vazhdimisht nga dy të ri...
251 295 euro janë sekuestruar mënëgjesin e kësaj të shtune...
Komisariati i Policisë Himarë ka goditur një tjetër rast t...
Një person është plagosur mëngjesin e kësaj të shtune ...
Në emisionin investigativ “Stop” u denoncua një rast masht...
3 ditë më parë është regjistruar një vjedhje në lagjen nr....
Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar "Bllok...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një oficer poli...
Policia e Shkodrës ka arrestuar njërin nga bashkëpunëtorët...
Më datë 21.09.2023, në fshatin Maknor, shtetasi E. D., 32 ...
Policia ka goditur një subjket call center pasi ka zbuluar...
Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në lagjen nr....
Policia e Shkodrës ka dalë me njoftimin zyrtar në lidhje m...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...