LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohen 2 "skifterët" e armatosur, kryenin vjedhje në dyqanet e Tiranës

25 Shtator 2023, 10:09, Kronika CNA

Arrestohen 2 "skifterët" e armatosur, kryenin vjedhje në

Policia e kryeqyetit ka zbardhur 2 raste të vjedhjes së dy bizneseve në Tiranë, gjatë 2 vitëve të fundit. 

Policia ka arrestuar dy autorët të moshës 16 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre. 

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, ditët e fundit, kanë vjedhur një laptop dhe katër celularë, në dy dyqane me pajisje elektronike.

"Pas informacineve se autorët e dyshuar po qarkullonin të armatosur, me një automjet, në aksin rrugor Shkozë-TEG, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit është larguar dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë, nga dritarja e automjetit. Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur automjetin me trafikndarësen", thuhet në njoftimin e Policisë. 

Gjatë aksionit policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë, një laptop dhe 11 celularë.

 

 

Lajmet e fundit nga