LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditet grupi kriminal “Karteli Ballkanik”/ Gjenden 1700 kg kokainë, arrestohet shqiptari që mbikëqyrte transportin

26 Shtator 2023, 13:28, Kronika CNA
Goditet grupi kriminal “Karteli Ballkanik”/ Gjenden 1700 kg
Foto ilustruese

Autoritetet spanjolle kanë goditur organizatën kriminale “Karteli Ballkanik”. Pas një sërë përpjekjesh është ndaluar hyrja e kokainës në Portin e Valencias nga ky kartel, ku janë sekuestruar 1700 kilogramë kokainë.

Kokaina u gjet e fshehur në kontejnerë nga Ekuadori, siç raportojnë forcat e sigurisë në një deklaratë.

Gjatë aksionit është arrestuar një prej anëtarëve të ‘Kartelit Ballkanik’, i cili kishte njohuri ushtarake dhe njohuri të gjera operacionale, që ka ardhur nga Shqipëria për të mbikëqyrur transaksionin.

Operacioni ka qenë i përbërë nga faza të ndryshme, të cilat kanë bërë të mundur përcaktimin e mënyrave të ndryshme që përdorte 'karteli ballkanik' për të fshehur drogën.

Hetimi nisi kur agjentët mësuan se rrjeti kriminal mund të importonte çdo javë kontejnerë me fruta nga Ekuadori, të cilat fshihnin sasi të konsiderueshme droge.

Agjentët zbuluan se organizata kriminale përdorte metoda të ndryshme për të futur drogën në Spanjë, duke përdorur vrima në frigoriferin e kontejnerëve, duke projektuar dysheme false ose trarë me vrima.

Në një fazë të parë të operacionit, i cili pati edhe bashkëpunimin e Gardës Civile, hetuesit arritën të zbulonin kompanitë që mund të përdoreshin nga karteli ballkanik dhe u verifikua se si kishin filluar të përdornin kontejnerët detarë që hynin ilegalisht në Spanjë.

Droga importohej me disa dhjetëra kontejnerë nga një kompani eksportuese frutash në Ekuador, me destinacion Valencia.

Qershorin e kaluar ky rrjet kriminal tentoi të fuste një sasi të konsiderueshme kokaine që fshihej në dhomat frigoriferike dhe u sekuestruan 45 kilogramë kokainë në total dhe u arrestua anëtari i organizatës kriminale. Gjithashtu janë sekuestruar tri aparate celularë dhe materiale të ndryshme për nxjerrjen e drogës nga kontejnerët.

Në fazën e dytë të operacionit, u kryen kontrolle të ndryshme në kontejnerë që kishin mbërritur në portin e Valencias dhe u gjetën sërish dy kontejnerë që fshihnin nga 44 dhe 46 kilogramë kokainë secili.

Gjithashtu, u gjet një kontejner i tretë me strukturë të sofistikuar që fshihte 200 kilogramë kokainë në dyshemenë e saj false. Më pas, në fazën e tretë, u zbulua se si organizata kriminale po tentonte të fuste drogën në trarët e dyshemesë së një kontejneri, ku u sekuestruan gjithsej 550 kilogramë lëndë narkotike.

Në fazën e katër, në muajin korrik, që përkon me fazën e katërt të operacionit, u zbuluan dy kontejnerë të rinj që ishin fshehur në dyshemenë e strukturës dhe u sekuestruan 831 kilogramë kokainë./ CNA

Lajmet e fundit nga