
"Top Channel" i drejtuar nga Vjollca Hoxha ishte media kryesore në ortakëri me aferën e inceneratorëve.(lexo këtu)
Nga SPAK sot mësuam me grupin e strukturuar kriminal të inceneratorëve, ku përveç Mirel Mërtirit që donte të fshihej dhe Klodian Zotos që ishtë kamarieri i tij, janë përfshirë në aferë, politikanë, zyrtarë të lartë e deri tek mediat. (lexo këtu)
Afera e inceneratorëve me akuza apo jo politike ka një kokë, një kokë që e ka filluar historinë, emrin e ka Erion Veliaj, i cili aktivizoi një projekt të IFC-së sipas tij, apo në një mbledhje të Këshillit Bashkiak, na thotë qartazi se ishte ai që kishte kërkuar që të trajtoheshin mbetjet e Tiranës sepse ne jemi taksapagues duhet të kishim edhe ne inceneratorin të zgjidhnim çështjen e landfillit.(lexo këtu)

Por Erion Veliaj është një mashtrues klasik, është njeriu që për 24 orë hedh 40 mijë firma, që do të duheshin ndoshta ditë të tëra. Është njeriu që thotë se ka mbjellë 1 milionë pemë, ndërkohë që duhet të kishte sa njerëz dhe pemë në Tiranë, apo ndoshta më shumë, por Banka Botërore dhe shkrimet investigative e rrëzuan këtë tezë. (lexo këtë)
Njeriu që nuk di gjë se çfarë ndodh, nuk e dinte as kur edhe drejtorët e tij ishin hajdutë thjesht dhe vetëm doli dhe i mori në mbrojtje, në fillim tha se nuk e dija se disa zyrtarë kishin bërë këto veprimet. (lexo këtu)
Nuk i njihte hajdutët e tij megjithëse i kishte qarkulluar sa në një zyrë në një zyrë, i kishte bërë drejtorë në një institucion tjetër, qenë bashkëpunëtorët kryesorë të njerëzve të inceneratorëve, ishin hajdutët e 5D e kështu me radhë. Tentoi t'i mbronte, tha ish-zyrtarë, më pas tha janë drejtorët, organizata jonë, përpëlitje, strese, beteja dhe tani në fund që thotë se sërish ai s'ka asnjë përgjegjësi për inceneratorët, se fajin e ka qeveria, ashtu si kundër ka thënë për dosjen "5D". (lexo këtu)

Të njëjtën gjë mund të analizojmë edhe për Vjollca Hoxhën pas njoftimit të SPAK, ku është marrë si i pandehur Endrit Habilaj, drejtori i Top News. (lexo këtu)
Sipas kësaj llogjike i bie që drejtori i Vjollca Hoxhës i ka bërë të gjitha kurse Vjollca nuk dinte gjë, megjithëse në ortakëri, Endrit Habilaj në kompanitë që merrte paratë e inceneratorëve ka qenë me Shefen e Marketingut të Top Channel. Ndërkohë të pestat kompanitë ishin të hapur me NIPT-e në godinën e Top Channel, megjithëse me emrat e kompanive ishin të lidhur me subjektet e Top Channel si "Top News" apo "Gazeta Shqip" dhe me paratë e inceneratorëve, paguhej kanali i "Top News" dhe "Gazeta Shqip". (lexo këtu)

Vjollca Hoxha nuk dinte asgjë. Në fakt SPAK ka një dokument nga Bullgaria që është publikuar nga CNA, i cili tregon mjaft mirë pagesat që janë bërë për Vjollca Hoxhën, blerjen e Lori Caffe, hapjen e ortakërive të Vjollca Hoxhës me Stela Gugallen e kështu me radhë. (lexo këtu)


Ndaj dhe jemi përballë të njëjtit rast. Erion Veliaj nuk dinte asgjë për drejtorët e tij hajdutë të 5D dhe për inceneratorët, ashtu si kundër Vjollca Hoxha nuk dinte asgjë për këto çështje, por fajin e ka Endrit Habilaj. (lexo këtu)
Habilaj mund te ketë qenë një mekanizëm i vogël, por nuk i thotë askujt asgjë. Përgjëgjësinë e tij penale SPAK e ka çuar në gjykatë, do zbardhet vendimi dhe të gjithë do ta mësojnë, por ai është mekanizimi më i vogël i një strukture te madhe korruspioni dhe krimi që median kryesore të financuar kishte "Top Channel". (lexo këtu)
Për çfarë duhet ta financonte një kompani monopol Vjolla Hoxhën? Për çfarë duhet të bënin marrëveshje me Bashkinë e Tiranës me drejtorët e Erion Veliajt, pa dijeninë e këtij të fundit, si është çështja e dherave, apo si rasti ku inagurohej një kopësht, pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto nuk dinin asgjë dhe Erion Veliaj e reklamonte. (lexo këtu)
Ka edhe shumë fakte të tjera që tregojnë se Erion Veliaj nuk dinte asgjë se çfarë po ndodhte në Tiranë ishte kot, ashtu si Vjollca Hoxha nuk na paska asnjë përgjegjësi për atë që ka ndodhur në Top Channel.(lexo këtu)
Por faji qënka i një drejtori që në fakt ka qenë mentori, truri mediatik i inceneratorëve, të cilin Mirel Mëritiri nuk e shpiku nuk e krijoji vetë, e gjeti në "Top Channel" dhe e shfrytëzoi në "Top Channel" për interesa të aferave të tij në ortakëri me Vjollca Hoxhën. (lexo këtu)
"Top Channel" është i Vjollca Hoxhës, i Lori Hoxhës nuk është i Endrit Habilajt edhe pse dikush mund të na thotë se ato nuk dinin asgjë, ashtu siç na thotë Erion Veliaj se nuk e dinte se çfarë bënin drejtorët e tij hajdutë, por faktet dhe dokumentet flasin të kundërtën dhe hetimet vazhdojnë./CNA
Why are our beaches left behind the Maldives empty the...
The politician, or more precisely the Political Univer...
The July 11 protest will be long remembered as it succ...
Protests are the only way to remember that we live in a de...
The invitation to protest today is as universal as it is e...
The sudden announcement of the election race for Himar...
Inspired by the protests of residents in Barcelona aga...
How much society has changed... How much has politics...
For 46 years under the most ferocious communist dictat...
Ismail Kadare's escape from this world will prove, maybe f...
Edi Rama went to the Oncologist and named those who...
Within June, two movements in the political scene, whi...
One of the most surprising data of the Census is the o...
That in my palace now live almost half of the former r...
Leave the oncology hospital because the fish stinks fr...
It has come a long way since Armenia and Azerbaijan were f...
It was June 2017. My wife Elvira felt a lump in her ri...
The scandal of the arrested doctors, who deprived canc...
The successive electoral defeats of the opposition in ...
Some studies and reports of authoritative internationa...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
A tourist has lost her life on Orikum beach, where she was...
Two people were arrested and two others were prosecuted af...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
An operation led by Europol, through authorities in severa...
US President Donald Trump hosted the Lebanese president at...
The European Union has criticized the decision of the acti...
An earthquake measuring 5.0 on the Richter scale struck so...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...
Deputy Minister of Economy and Innovation, Enkelejd Musabe...