web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çlirohet bregdeti nga ndërtimet pa leje në Prestige resort/ Gjobitet Hysenbelliu

2022-09-07 12:38:00, Aktualitet CNA

Çlirohet bregdeti nga ndërtimet pa leje në Prestige resort/

Pas rreth katër ditësh ka përfunduar aksioni i Inspektoriatit të Konmbëtar të Mbrojtjes së Territorit në bregdetin e Golemit.

Rreth 4 mijë metra katrorë rërë dhe det tashmë marrin frymë lirshëm dhe jan çliruar nga ndërtimet pa leje të Prestige resort, që i përket biznesmenit Irfan Hysenbelliu.

CNA.al mëson se ndaj Hysenbelliut është vendosur edhe një gjobë për shkak të dëmit të shkaktuar, nga ndërtimet pa leje.

Kështu tashmë, pas qindra miliona lekëve borxh në tatime, dhe në dogana për evasion fiskal, Hysenbelliut ka shtuar listën e borxheve me gjobën e vendosur për ndërtimet pa leje në bregdetin e Golemit, të cilin fillimishte e parcelizoi duke e ndarë me blloqe me betoni.

Ndonëse vonë IKMT, zbatoi Ligjin, atë ligj që zbaton për qytetarët edhe në fshatrat më të thellë të Shqipërisë, kur ndërtojnë një çati apo një avlli pa leje ndërtimi./CNA.al





Lajmet e fundit nga