web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tragjedia e dy të miturve, që u dënuan babain për ndërtim pa leje, përballë "skandalit Hysenbelliu"

4 Shtator 2022, 11:44, Aktualitet CNA

Tragjedia e dy të miturve, që u dënuan babain për

Prej tre ditësh një armatë e tërë njerëzish që paguhen nga Irfan Hysenbelliu, po zhurmojnë me pretekstin se shefin e tyre po e sulmon pushteti.

Prej tre ditësh, Irfan Hysenbelliu nga mëngjesi deri në darkë ankohet për fjalën e lirë, se duan t'i ndryshojnë politikën redaksionale, pushtetarët të cilët nuk janë sulmuar kurrë prej tij.

Pasi në mediat e Irfan Hysenbelliut, për sa vite është në pushtet PS-ja nuk ka pasur ndonjë denoncim apo raportim të skandaleve që nuk kanë qenë të pakta.

Po për ndërtimet pa leje dhe për zaptimin e bregdetit, të afro 4 mijë metra katrorëve, Irfani nuk është prekur nga pushteti dhe në momentin që u prek, ashtu siç përcaktohet në ligj, Hysenbelliu është bërë xhind dhe i “kërcënon” se do t’ju se çfarë kanë bërë në hotelin e tij.

E nisi me kreun e grupit parlamentare socialit, Taulant Ballën dhe nuk dihet se kush është i radhës.

Tragjedia e dy të miturve, që u dënuan babain për

E gjitha kjo për të moszbatuar ligjin, për t’i lejuar ndërtimet pa leje dhe për t’i lejuar zaptimin e bregdetit, që është pronë e të gjithë qytetarëve.

Një zhurmë dhe një reagim i tillë, nuk është bërë nga Irfani dhe të tijtë për kauza më të mëdha që kanë prekur qytetarët, jetën, ekonominë e tyre.

Para pesë vitesh, ndërtimet pa leje kanë prodhuar një tragjedi

Dy fëmijë kanë humbur jetën, në aksin rrugor, Kavajë-Rrogozhinë, teksa ishin nisur për të takuar të atin në burgun e Rrogozhinës, i cili ishte arrestuar për ndërtim pa leje.

Tragjedia e dy të miturve, që u dënuan babain për
Pamje nga aksidenti i vitit 2016

Bëhej fjalë për shtetasin S. Negollari që siç dëshmuan familjarët në atë kohë me shumë peripeci kishte nisur të ndërtonte një shtëpi në tokën e tij, në pronën e tij.

Familjarët të revoltuar mbi historinë e trishtë të familjes Negollari, deklaronin në  atë kohë, se Sokolin e arrestuan dhe e harruan në burg, se ishte i varfër dhe nuk kishte mbështetje.

Ata theksojnë se u mbajt shumë gjatë pas kangjellave të burgut vetëm për nisjen e ndërtimit të shtëpisë ku të fuste kokën, pasi i ishte refuzuar leja e ndërtimit që e kishte të domosdoshme.

“Në pronën e tij, në shtëpinë e tij, shembi të vjetrat dhe bëri të rejat. E harruan në burg, njeri për ta ndihmuar nuk kishte, di që ka kërkuar edhe leje”, tha kushëriri i Sokolit, G. Goxha

Nga ana tjetër Irfan Hysenbelliu nuk u shqetësua kur zaptoi katër mijë metra katrorë rërë e det dhe ndërtoi pa leje.

Ky është realiteti shqiptar, dhe ana tjetër e medaljes, të kësaj historie, që nëpërmjet këcënimeve e shantazheve kërkohet që paligjshmëria të bëhet standart./CNA.al





Lajmet e fundit nga