
Kjara Mamushi, studentja për Informatikë Ekonomike, ka bërë një thirrje për bashkëmoshatarët e saj gjatë fjalës në protestën para Kryeministrisë.
Mamushi tha se si çdo i ri apo e re edhe ajo është në udhëkryq dhe e shikon të ardhmen jashtë trojeve shqiptare.
Ajo kërkoi që bashkëmosharatët të bashkohen bashkë dhe të ngrenë zërin kundër Qeverisë.
“Arsyet pse ndodhem këtu mes jush janë të shumta. Mua më jepet sot rasti t’i them për vete dhe të ngjashmit e mi.
Këto arsye, besoj unë, dalin përtej çdo bindje politike apo përkatësie tjetër, sepse të gjithëve, në një formë a tjetër, na duhet të përballemi me pasojat e instalacionit eksperimental që Edi Rama dhe Rilindja e quajnë qeveri.
Sot po flas vetëm për udhëkryqin e madh ku gjendem unë dhe shumë bashkëmoshatarë. Të vazhdoj studimet dhe të kontribuoj për zhvillimin dhe integrimin e vendit tim, apo të konsideroj çdo mundësi për të ikur jashtë, në mënyrë që të siguroj kushtet e bashkëmoshatareve të mi në Europë.
Çdo ditë që kalon përgjigjja ime, dhe juaja të dashur miq, anon nga varianti i dytë. Çmimet e qirave bëhen të papërballueshme, tarifat e çdo shërbimi tjetër jetësor gjithnjë e më në rritje. Pagat, ju e dini, janë aq të ulëta sa pranohen vetëm nga bangladeshasit, që e përdorin Shqipërinë si trampolinë për në Europë.
Në këtë ditë e kanë sjellë Shqipërinë: një vend ku shqiptarët dhe popujt e botës së tretë planifikojnë ditën dhe rastin për të ikur!
Kryeministri justifikohet për gjithcka, dhe ka shpikur një kopil të cilit ia hedh fajet dhe e quan ‘luftë në Ukrainë’. Çdo masë antiqytetare ia lë krizës. Çdo refuzim, siç bëri me pagat e pedagogëve tanë, apo kompensimet për ne studentët, thotë se e bën i detyruar nga kriza. A thua se qeveritë zgjidhen për të hedhur valle jo menaxhuar krizat.
Ku do të shkojmë pas studimeve? Mundësia për t'u punësuar si profesionist i fushës në të cilën ke studiuar hollohet përditë. Doemos, kështu ndodh në një shtet që administratën e vet e ka të mbushur me patronazhistë.
Jam e bindur se zëri dhe forca e të gjithëve ne këtu në shesh, e kudo në Shqipëri, është shumë më e fortë se e keqja që shtrihet nga ndërtesat qeveritare në Bulevard e deri te vilat luksoze nëpër kodrat e periferisë.
Ky bashkim dhe kjo fuqi duhet të na prijë për të mos pranuar asnjë ditë të vetme qeveritë që vjedhin dhe të bullizojnë, ministrat që grabisin dhe të përqeshin.
Ashtu si para 32 vitesh, motoja e bashkëmoshatarëve të mi të asokohe, kumbon sërish: E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, theksoi ajo./ B.A. – CNA.al
Protesta live në CNA
Mjeku Milaim Nela ka drejtuar gishtin nga Edi Rama për lar...
Qytetarët janë mbledhur poshtë zyrës së kryeministrit ...
Lili Sula, Drejtuese e Departamentit të Arsimit në PD, ka ...
Protestës së opozitës i janë bashkuar edhe studentët. Stud...
Protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ndezu...
Pedagogët i janë bashkuar protestës të Partisë Demokratike...
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Lisandër Hoxha, ka deklaruar...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Rudina Hajdari...
Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, gjatë fjalimit ...
Luçiano Boçi ka mbajtur fjalën e tij para mijëra protestue...
Regjisori Edmond Budina ka hapur protestën e opozitës ...
Protesta e opozitës ka nisur me një mesazh të fortë për la...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është nisur n...
CNA.al po transmeton hap pas hapi protestën e opozitës. S...
Demokratët kanë pritur liderin Sali Berisha, teksa ka dalë...
Mijëra qytertarë janë mbledhur para Kryeministrisë, du...
Pak minuta para se të nisë protesta, qytetarët kanë mb...
Mijëra qytetarë janë nisur drejt Kryeministrisë, ku do të ...
Një e moshuar nga Elbasani, do t’i bashkohet protestës...
Kur ka mbetur vetëm pak minuta nga nisja e protestës k...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...