Fotolajm – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nën dritat e telefonave të protestuesve
Protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ndezu...

Protestës së opozitës i janë bashkuar edhe studentët. Studenti Rezenbrik Serjani, në fjalimin e tij u shpreh se shqiptarët janë në një mision historik të pandalshëm, deri në çmontimin e plotë dhe shkuljen e regjimit autokratik të Edi Ramës.
“Te nderuar qytetarë të Tiranës e të gjithë Shqipërisë, të nderuar qendrestarë!
Quhem Rezenbrik Serjani, jam student.
Vij nga Vlora e patriotëve të mëdhenj, nga Vlora e Pavarësisë së madhe, nga Vlora e ndryshimeve historike. Do të jetë po Vlora dhe të rinjtë e saj të jashtëzakonshëm, që do bëhen pjesë e mbrojtjes së idealeve opozitare dhe rikthimit të vendit në shinat e normalitetit.
Një thirrje zemre, është ajo që buçet nga të gjithë shqiptarët, duke u kthyer në himnin mbi të cilin u ngrit, po organizohet e manifestohet protesta e madhe e shqiptarëve, protesta e Shqipërisë.
Ne, demokratët, ne opozitarët, ne shqiptarët, jemi në misionin historik, të pandalshëm, deri në çmontimin e plotë dhe shkuljen e regjimit autokratik të Edi Ramës.
Një rrezik i madh, një mallkim ka kapluar Shqipërinë këto 9 vite, ku regjimi i sektit ka direktuar e diktuar politikat më të egra antishqiptare, ku më e liga, më e egra është politika e shpopullimit, duke e shkretuar çdo ditë e më shumë Shqipërinë.
Kujtojmë se për 7 vite janë larguar mbi 744 mijë shqiptarë, pjesa më e madhe të rinj.
Dhe kur largohet rinia, e ardhmja e vendit dhe e kombit është vërtet në rrezik; humbet shpresa për të ardhmen, shpresa për ndryshim kapitullon përpara së keqes.
Përgjegjësi për këtë ka veç një emër: Rama dhe sekti i tij në pushtet!
Valixhet drejt Perëndimit, ikjet masive, të karakterit biblik, janë alarmi ynë më i madh, janë klithja më e madhe e Shqipërisë, e kombit tonë, janë ato që çdo ditë bëhen motivi ynë i guximit dhe i përballjes me të keqen e madhe.
Kjo protestë e shenjtë, e bekuar, e jashtëzakonshme është për veten tonë, për Shqipërinë, për jetën, për të drejtat, për pronën e biznesin, për liritë e shkelura e tjetërsuara këto 9 vite, për të shenjtën familje.
Shpresa dhe besimi për të nesërmen, le të jenë forca jonë, energjia jonë, busulla jonë, kthjelltësia dhe bukuria e së ardhmes sonë.
Per 9 vjet, cdo ditë na jepet një arsye më shumë per t’u larguar.
Por po ashtu na jepen edhe mijëra arsye për të qëndruar, rezistuar e për të fituar!
Besimplotë, me besimin në Zot, le të kthehet 12 nëntori, le të jetë kjo ditë e datë dita jonë e shenjtë e demokracisë, dita e fillimit të shpëtimit të Shqipërisë!
Nëntori është muaji ynë, muaji i të gjithë shqiptarëve!
Zoti e bekoftë rrugëtimin tonë të pandalshëm demokratik!
Zoti dhe Shqipëria, vota dhe flamuri janë besimet tona!”, tha studenti./CNA.al
Protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ndezu...
Pedagogët i janë bashkuar protestës të Partisë Demokratike...
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Lisandër Hoxha, ka deklaruar...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Rudina Hajdari...
Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, gjatë fjalimit ...
Luçiano Boçi ka mbajtur fjalën e tij para mijëra protestue...
Regjisori Edmond Budina ka hapur protestën e opozitës ...
Protesta e opozitës ka nisur me një mesazh të fortë për la...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është nisur n...
CNA.al po transmeton hap pas hapi protestën e opozitës. S...
Demokratët kanë pritur liderin Sali Berisha, teksa ka dalë...
Mijëra qytertarë janë mbledhur para Kryeministrisë, du...
Pak minuta para se të nisë protesta, qytetarët kanë mb...
Mijëra qytetarë janë nisur drejt Kryeministrisë, ku do të ...
Një e moshuar nga Elbasani, do t’i bashkohet protestës...
Kur ka mbetur vetëm pak minuta nga nisja e protestës k...
Qindra efektivë policie po përgatiten për protestën, duke ...
Vetëm pak minuta na ndajnë nga nisja e protestës së th...
Pak para nisjes së protestës së Partisë Demokratike, deput...
Arbana Osmani ka konfirmuar se zërat se do të drejtojë Fes...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...