LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasen dy automjetet/ Përfundojnë në spital shoferët

6 Janar 2022, 12:35, Kronika CNA
Përplasen dy automjetet/ Përfundojnë në spital shoferët

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Krujë. Dy automjetet janë përplasur dhe si pasojë në spital kanë përfunduar dy drejtuesit e automjeteve.

Mësohet se dy shoferët janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 12:55, në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. N., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. D., dhe si pasojë e përplasjes të dy drejtuesit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./ A.E-CNA.al

Lajmet e fundit nga