LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit/ Humbin dy vajza adoleshente në Tiranë

6 Janar 2022, 10:45, Kronika CNA
E fundit/ Humbin dy vajza adoleshente në Tiranë

Dy vajza të moshës 17 dhe 18 vjeç janë larguar nga banesa e tyre. Njëra është një vajzë 17 vjeçare e strehuar në fshatin SOS.

Ka qenë punonjësja e kësaj qendre që ka bërë kallëzimin për largimin e saj. Ndërsa vajza tjetër është shtetasja E.B, 18 vjeçe, që është larguar nga shtëpia dhe kallëzimin në polici e ka bërë nëna e saj B.B, 44 vjeç.

Policia bën me dije se po punohet për gjetjen e tyre.

?Më datë 05.01.2022, shtetasja B. B., 40 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e saj, shtetasja E. B., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Më datë 05.01.2022, shtetasja P. B., 24 vjeçe, punonjëse në “SOS”, ka kallëzuar se është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer një shtetase e mitur 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj?, njofton policia./A.E-CNA.al

Lajmet e fundit nga