LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzohet se fshehu mijëra euro/ Murrizi kallëzohet në prokurori

5 Janar 2022, 14:01, Kronika CNA
Akuzohet se fshehu mijëra euro/ Murrizi kallëzohet në prokurori

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi është kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës.

Mësohet se kallëzimi është bërë me akuzën e pastrimit të parave dhe fshehjes së të ardhurave, pasi dyshohet se nuk ka deklaruar 60 mijë euro.

Denoncimi është bërë nga sektori i krimit ekonomik.

Ish-deputeti Murrizi, dyshohet se ka fshehur të ardhurat duke mos i deklaruar pranë ILDKPI-së.

Murrizi akuzohet nga policia se ka fshehur të ardhura financiare duke kryer pastrim të produkteve të veprës penale.
Ish-deputeti Murrizi, sipas policisë ka fshehur të ardhurat duke mos i deklaruar pranë ILDKPI-së

Murrizi akuzohet nga policia për dhjetëra transaksione bankare të pajustifikuara që shkojnë në shifrën prej 515 mijë euro.

Ish-deputeti Murrizi, këto veprime dyshohet se i ka bërë me kompaninë ?Murrizi 2009? dhe me individë të ndryshëm.

Koha e transaksioneve që policia ka verifikuar si të pajustifikuara jane qe prej vitit 2010 e në vijim.

Informacioni policor i është dërguar Prokurorisë së Tiranës për të kryer hetime të mëtejshme.

Sipas policisë Murrizi është dënuar në 14 shtator 2006 me 3 vite burgim për akuzën e Mitmatjes, dënim i cili është konvertuar në shërbim prove.CNA.al

Lajmet e fundit nga