LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë/ 56 vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

5 Janar 2022, 13:40, Kronika CNA
E rëndë/ 56 vjeçari gjendet i mbytur në një kanal

Mesditën e sotme është gjetur i mbytur në një kanal vaditës shtetasi F.M, 56 vjeç, banues në Drizë.

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se 56 vjeçari ka rënë aksidentalisht në kanal, pasi nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e tij.

?Sot rreth orës 13:25, në fshatin Drizë-Myrtezaj, në një kanal vaditës është gjetur i mbytur shtetasi F. M., 56 vjeç, banues në Drizë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes?, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga