LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Breshëri plumbash drejt lokalit/ Rrëfehet menaxheri: 5 minuta para atentatit, ishin me gratë e tyre

5 Janar 2022, 10:52, Kronika CNA
Breshëri plumbash drejt lokalit/ Rrëfehet menaxheri: 5 minuta para

Menaxheri i lokalit ku ndodhi atentati një ditë më parë, ka rrëfyertë tjera detaje rreth ngjarjes. Ai tha se viktima Erjon Çela ishte  bashkë me gruan e tij, e cila është larguar vetëm 5 minuta para atentatit.

Menaxheri theksoi se nga stafi i tij nuk ka asnjë të lënduar dhe se 19 vjeçari i plagosur ka qenë klient. Ai u shpreh se në lokal nuk ka patur probleme dhe se ishin klientë të përditshëm.

?Unë kam qenë te lokali brenda. Ka ardhur një makinë ?C-Class? kanë qëlluar drejt lokalit, tavolinës ku ishin ulur. Kanë qenë 5 persona, më parë kanë qenë me gratë e tyre, rreth 5 minuta më vonë ikën gratë dhe erdhën disa të tjerë që qëlluan drejt tyre.

Ata ishin ulur të pjesa përballë. Në lokal nuk kanë pasur probleme. Ishin klientë të përhershëm. Nga stafi nuk është dëmtuar asnjë. 19-vjeçari i plagosur ka qenë klient. Erdhi ambulanca pas gati 30 minutash, edhe pse ?Ushtaraku? është këtu ngjitur. Ne na erdhi papritur? tha ai./ A.E-CNA.al

Lajmet e fundit nga