LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr me thika/ Dy të rinjtë përfundojnë në spital

6 Janar 2022, 08:44, Kronika CNA
Sherr me thika/ Dy të rinjtë përfundojnë në spital

Një 17-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Lushnjes, pasi akuzohet se pas një sherri për motive të dobëta, ka goditur me thikë do të rinj.

Mësohet se në pranga ka rënë D. K., 17 vjeç, banues në Lushnjë, pasi pasditen e djeshme, në lagjen ?Skënder Libohova?, Lushnjë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit K. N., 20 vjeç dhe E. S., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi I. T., 47 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnjë, pasi për motive pronësie ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij, shtetasit B. T., 44 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale./CNA.al

Lajmet e fundit nga