LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Falsifikonte testet e Covid-19/ E pëson keq 56-vjeçarja në Durrës

6 Janar 2022, 08:10, Kronika CNA
Falsifikonte testet e Covid-19/ E pëson keq 56-vjeçarja në

Një 56-vjeçare në Durrës është vënë në pranga, pasi akuzohet se falsifikonte teste të Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë.

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe dy shtetas të tjerë, të cilët u kapën në tentativë për të kaluar kufirin me teste të Covid-19, të falsifikuara nga pronarja e kompanisë.

?Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, si dhe të monitorimit të zbatimit të masave anticovid, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë në rrugë operative, për një kompani udhëtimi që falsifikonte testet e Covid-19, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ?Testet?.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasja A. R., 56 vjeçe, banuese në Durrës, pronare e një agjencie udhëtimi, e cila falsifikonte testet e Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, në bashkëpunim edhe me Policinë Kufitare në Portin e Durrësit, u kapën dhe u proceduan penalisht dy shtetas, të cilët tentuan të kalonin kufirin për në Itali, me teste të falsifikuara nga pronarja e agjencisë së udhëtimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ?Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore? dhe ?Fshehja e të ardhurave?.-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga