LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbeten të larta shifrat e të infektuarve/ Ja sa persona humbën jetën sot

27 Nëntor 2021, 16:51, Lifestyle CNA
Mbeten të larta shifrat e të infektuarve/ Ja sa persona humbën

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2,657 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 405 qytetarë, ndërsa kanë ndërruar jetë 8 shtetas.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 152 në Tiranë, 28 në Durrës, Fier, 18 në Korçë, 16 në Kamëz, 14 në Elbasan, 13 në Vlorë, 12 në Mallakastër, 8 në Shkodër, Kavajë, Gjirokastër, 7 në Bulqizë, Lushnje, Berat, 6 në Rrogozhinë, Sarandë, 5 në Mat, Patos, 4 në Kurbin, Poliçan, 3 në Shijak, Krujë, Tepelenë, Dimal, Skrapar, Cërrik, Peqin, 2 në Vau i Dejës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 1 në Kukës, Pukë, Mirditë, Vorë, Dibër, Klos, Selenicë, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Belsh.

Janë 7,459 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Dy qytetarë nga Fier 51- 70 vjeç, një qytetar 56 vjeç nga Tropoja, tre qytetarë nga Tirana 61- 91 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Bulqiza dhe një qytetar nga Durrësi 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 548 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,593 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore         405
Të shëruar në 24 orë       548
Të shtruar në spitale       149
Humbje jete në 24 orë     8
Testime ditore                 2,657

Testime totale              1,388,238
Raste pozitive                199,137
Raste të shëruara          188,593
Raste Aktive                      7,459
Humbje jete                      3,085

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          3,880
Fier                703
Gjirokastër     539
Shkodër         489
Durrës             409
Berat              387
Elbasan            340
Vlorë                228
Korçë              213
Lezhë              159
Dibër                64
Kukës              48

Lajmet e fundit nga