LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në pranga për kontrabandë/ Zbulohet emri i doganierit të arrestuar në Korçë

19 Nëntor 2021, 10:00, Kronika CNA
Në pranga për kontrabandë/ Zbulohet emri i doganierit

Zbulohet emri i doganierit të arrestuar në Korçë për kontrabandë. Ai është Petrika Mano.

Ky i fundit është vëllait i ish kreut të PD-së në Korçë, Andrea Mano.

Bashkë me vëllain e ish kreut të PD-së, është prangosur edhe një punonjës Policie.

Sipas SHÇBA-së, rreth orës 17:10, ditën e djeshme, në aksin rrugor Dogana Goricë – fshati Gollomboç u bë kapja në flagrancë e shtetasit V.N. drejtues i mjetit tip “Wolsvagen Sharan”, ku pas kontrollit në mjet janë gjetur produkte të ndryshme mallrash të futura kontrabandë nga Pika e Kalimit Kufitar Goricë.

Petrika Marko 41 vjeç, me detyrë Doganier në Doganën Goricë, i dyshuar për veprën penale ?Shpërdorim detyre?, është prangosur pasi dyshihet se ka ndihmuar kontrabandistët.

Njoftimi i SHÇBA-së:

Nga informacionet e marra në rrugë operative, SHÇBA Korçë finalizoi operacionin ?Shoqëruesit?, pasi rreth orës 17:10, ditën e djeshme, në aksin rrugor Dogana Goricë – fshati Gollomboç u bë kapja në flagrancë e shtetasit V.N. drejtues i mjetit tip “Wolsvagen Sharan”, ku pas kontrollit në mjet janë gjetur produkte të ndryshme mallrash të futura kontrabandë nga Pika e Kalimit Kufitar Goricë.

SHÇBA Korçë ka bërë ndalimin dhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit, shtetasit V. N., i dyshuar për veprën penale ?Kondrabanda me mallra të tjerë?.

Gjithashtu, pas veprimeve të para hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, u bë arrestimi në flagrancë:

– N/komisar J. H., 39 vjeç, me detyrë punonjës policie Përgjegjës Turni në PKK Goricë, i dyshuar për veprën penale ?Shpërdorim detyre?;

– P. M., 41 vjeç, me detyrë Doganier në Doganën Goricë, i dyshuar për veprën penale ?Shpërdorim detyre?;
Arrestimi i punonjësit të policisë u krye pasi nga veprimet e para proceduriale të kryera në lidhje me këtë ngjarje, ka rezultuar e provuar se në momentin kur mjeti me drejtues shtetasin V.N. është paraqitur në hyrje të RSH, punonjësi i policisë J.H. në bashkëpunim me punonjësin e doganës shtetasin P. M. kanë lejuar kalimin e mallrave kontrabandë duke bërë dhe shoqërimin e mjetit deri në vendin që ai është kapur nga policia gjyqësore e SHÇBA.

Në lidhje me këtë ngjarje u referuan materialet proceduriale në gjendje të lirë për punonjësin e policisë:

– Inspektor E.Ç., 21 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist Kontrollor në PKK Goricë për veprën penale ?Shpërdorim detyre?.

Kontrabandonin mallra/ Arrestohet një punonjës policie dhe një doganier në Korçë

Lajmet e fundit nga