LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk do të hesht”/ Alvisa pas skandalit: Mu desh kohë për të patur një zë

11 Nëntor 2021, 07:11, Lifestyle CNA
“Nuk do të hesht”/ Alvisa pas skandalit: Mu desh kohë

Alvisa Qarri është një nga vajzat që së fundi ka qenë në qendër të vëmendjes pas skandalit të ndodhur në Prime Përputhen, ku doli zbuluar e gjithë lidhja e saj me Hysenin.

Mes tyre pati akuza të forta, Alvisa tregoi se ishte shantazhuar nga ai me disa video që zotëronte, ndërsa Hyseni i nxorri lojën dhe daljet me Bashkimin duke thyer rregullat e emisionit.

Pas gjithë kësaj, Alvisa tha gjithashtu se Hyseni e kërcënonte dhe e keqtrajtonte.

?Nuk e kam mohuar që kam pasur kontakt. Jam munduar me të gjithë forcën time që të mos hynte këtu. Që kur ka hyrë ai, kam qenë shumë keq dhe kam bërë çmos që të mos hyj në emision. Jam përpjekur ta zgjidh me konsensus. Është e qartë që nëse do të doja atë, nuk do të takoja Bashkimin. Unë kam 2 javë që flas ditë e natë me Bashkimin.

Hyseni më ka carë gomat e makinës më ka kërcënuar. Dua të marr celularin dhe të nxjerr të gjithë shenjat. Nuk mund ta dua një njeri të tillë. Do jua tregoj çfarë më ka bërë ai lloj mashkulli. Se çfarë më ka bërë ai mua, e di shpirti im çfarë ka hequr. Gjithçka që kam bërë me ty i kam bërë që të mos më kërcënoje e të mos më keqtrajtoje?, ka thënë Alvisa.

Ajo ka reaguar sërish në rrjetet sociake duke shkruar se I është dashur kohë për të patur zë dhe tani që e ka nuk do të heshtë.

?M?u desh kohë për të pasur një zë që të dëgjohet dhe tani që e kam, nuk do të hesht?, shkruan Alvisa ./ CNA.al

Lajmet e fundit nga