LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e Kim ndaj Berishës/ Reagon Evi Kokalari

10 Nëntor 2021, 17:01, Politikë CNA
Akuzat e Kim ndaj Berishës/ Reagon Evi Kokalari

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një intervistë për Top Channel, u shpreh nuk mund ta imagjinojnë që ndonjë nga pasardhësit e saj të pretendojnë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojnë për kafe me dikë që është shpallur non grata nga Sekretari i Shtetit për korrupsion.

Pas kësaj deklarate, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i aktivistes shqiptare Evi Kokalari.

Në një prononcim për Syri Tv, Kokalari deklaroi se Kim nuk ka asnjë provë kundër Berishës, ndërsa kërkoi që nëse ajo disponon diçka të tillë ta dorëzojë në Kongres.

Sipas aktivistes, Kongresmeni Lee Zeldin ka kërkuar t’i shohë ato pronva, dhe deri më tani Sekretari Blinken nuk ka qenë në gjendje t’i japë

?Nëse ambasadorja Kim thotë se ka prova, atëherë ajo duhet të shkojë në Kongres dhe t’u japë atyre ato prova. Kongresmeni Lee Zeldin ka kërkuar t’i shohë ato pronva, dhe deri më tani Sekretari Blinken nuk ka qenë në gjendje t’i japë këto prova. Yuri Kim-it duhet t’i kërkohet nga Kongresi që të tregojë këto prova për të cilat ajo flet“, tha Kokalari./CNA.al

Pak orë para konferencës/ Yuri Kim ?godet? Sali Berishën

Lajmet e fundit nga