LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çlirim Gjata shpjegon pse duhet mbledhur Kuvendi Kombëtar i PD-së

10 Nëntor 2021, 16:23, Politikë CNA
Çlirim Gjata shpjegon pse duhet mbledhur Kuvendi Kombëtar i

Pritet që sonte në Partinë Demokratike të dorëzohen 4200 firma për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Ky Kuvend Kombëtar është njoftuar më përpara nga Sali Berisha.

Anëtari i Kuvendit Kombëtar të PD-së, Çlirim Gjata deklaroi në Euronews Albania që është një nga delegatët që ka firmosur për zhvillimin e këtij kuvendi.

Ai tha se arsyeja është që PD të mos hyjë në marrëveshje me Edi Ramën për reformat në Kushtetutë. Ai tha se sa herë që PD ka hyrë në marrëveshje me kryeministrin Rama, ky i fundit ?i ka mashtruar?.

?Kemi bërë tre marrëveshje me Edi Ramën, na gënjeu për 40 ligjet, na ka tallur shumë keq në Parlament. Kemi bërë marrëveshje me 17 maj, më pas u bë edhe marrëveshja e 5 qershorit te Ambasada Amerikane, ndryshoi Kushtetutën pas marrëveshjes?, u shpreh z. Gjata.

Çlirim Gjata tha se edhe vetingu i politikanëve që ka propozuar Lulzim Basha nuk është ide e mirë, pasi sipas tij, Edi Rama do ia kalojë SPAK-ut dhe ky i fundit ?kontrollohet nga Rama?.

Partia Socialiste kërkon që të zgjasë afatin e vetingut në drejtësi, dhe Partia Demokratike nuk e ka thënë se nuk është dakord, por ka kërkuar tre reforma kushtetuese, ventingun në politikë, reformën zgjedhore dhe reformën territoriale. Çlirim Gjata nuk është dakord me këtë ?marrëveshje?.

Ai tha për Partinë Demokratike se e ka të domosdoshme që të mbledhë bazën për të bërë një rikonstruktim të partisë, përndryshe ?nuk vijnë kurrë në pushtet?.

?A do ruhet PD si partia e parë demokratike që shembi komunizmin, apo për hir të disa kleçkave të statutit do të lejojmë të shpërndahet partia??, u shpreh ai.

Ai tha se nëse mblidhet një e katërta e delegatëve, atëherë kanë të drejtë të mbledhin Kuvendin Kombëtar.

?Nëse ke një ndërmarrje kaq të madhe, Lulzim Basha nuk mund ta pengojë?, tha ai./euronews

Lajmet e fundit nga