LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pak orë para konferencës/ Yuri Kim “godet” Sali Berishën

10 Nëntor 2021, 16:03, Politikë CNA
Pak orë para konferencës/ Yuri Kim “godet” Sali

Ambasadorja Yuri Kim është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërpresin marrëdhëniet me Partinë Demokratike, nëse kryesimin e saj e merr ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një intervistë për Top Channel, Kim tha se nuk mund ta imagjinojnë që ndonjë nga pasardhësit e saj të pretendojnë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojnë për kafe me dikë që është shpallur non grata nga Sekretari i Shtetit për korrupsion.

?Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur?.

Kjo deklarate e diplomates amerikane, vjen pak orë para konferencës që lideri i demokratëve, Sali Berisha do të mbajë për mediat, ku pritet t?i përgjigjet edhe Yuri Kim./CNA.al

Lajmet e fundit nga