LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpikja e Bashës/ Drejton partinë me Kryesinë e grupit parlamentar

7 Nëntor 2021, 16:30, Politikë CNA
Shpikja e Bashës/ Drejton partinë me Kryesinë e grupit

Lulzim Basha ka gjetur një zgjidhje nga ato qesharaket e tij, që tregojnë ankthin dhe panikun nga debatet e fundit në Partinë Demokratike.

Sot, për të disatën herë pas zgjedhjeve në PD Basha ka thirrur Kryesinë e grupit parlamentar. Në fakt Partia Demokratike me statut, ka Kuvendin, Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë.

Kryesia e drejton atë në proçesin e saj, nga fillimi deri në mbledhjen e Këshillit Europian apo në raste të jashtëzakonshme siç është Kuvendi dhe ajo që pritet të  thirret në dhjetor nga më shumë se ¼ e antarësisë së PD.

Më tej, stuktura të tilla si kryesia e grupit parlamentar, janë për grupin parlamentar jo për të drejtuar partinë. Janë për të mbledhur  dhe për t?u marrë vendime në lidhje se çfarë do të diskutohet, vendimet që do të merren, gjatë seancave parlamentare.

Në fakt Lulzim Basha e mbledh Kryesinë e grupit parlamentar për të diskutuar gjithçka dhe ka shmangur kryesinë në këtë proçes politik shumë të rëndësishëm. Edhe heren e fundit kur tentoi ta mblidhte ai bëri një mbledhje me të gjërë se kryesia dhe nuk mundi të diskutonte apo merrte vendime për shkak të përplasjes që pati.

Kryesia e Partisë Demokratike nuk mblidhet nga Lulzim Basha, ai nuk ka bërë analizë dhe tani Luli drejton partinë me kryesinë e grupit parlamentar ku ka emëruar vetem njerzit e tij të preferuar të cilët janë përballë kryesisë, të cilët janë edhe të zgjedhur.

Në kryesi ka edhe emra të cilët mund ta kundërshtojnë Bashën, ndërsa në Kryesinë e grupit parlamentar shumica janë në mbështetje të Lulzim Bashës përfshirë Ervin Salianji, Grida Duma, Enkeled Alibeaj, Alfred Rushaj apo edhe të tjerë.

Emrat që publikisht kanë dalë kundër Bashës janë Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi. Për sa kohë këta do të thirren ende ne Kryesinë e grupit parlamentar, pasi pritet të largohen nga të gjitha detyrat që bëjnë në kuvend ashtu si u lagua edhe Flamur Noka gati 3 javë më parë.

Shpikja e Lulzim Bashës për të drejtuar partinë me anën e Kryesisë të grupit parlamentar është si zgjidhje për shkak të forumeve që nuk mund të kontrollohen prej tij por mund të kenë debate, kritika dhe të përballet me përplasje të ashpra. Prandaj ai kërkon që me servilët e tij të cilëve ju ka dhënë poste të mbajë dhe të drejtojë partinë me një shpikje sic është kryesia e grupit parlamentar, nga e cila në fakt nuk ka të drejtë të marrë vendime për partinë por thjesht dhe vetëm orjenton dhe diskuton atë që do të bëhet në seancë plenarë.

Kryesinë Luli e ka bërë sikur është kryesia e Partisë Demokratike e cila nuk mblidhet prej kohësh, pa folur më tej që nuk ka zhvilluar ende as analizën e humbjes së zgjedhjeve në 25 prill./CNA.al

Lajmet e fundit nga