LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha sulmon Berishën/ ‘Oksigjeni Edi Ramës’

7 Nëntor 2021, 17:04, Politikë CNA
Basha sulmon Berishën/ ‘Oksigjeni Edi Ramës’

Kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar ashpër ish-kryeministrit Sali Berisha. Pas mbledhjes në selinë blu, duke folur për mediat ai tha se me aksionin e tij politik, Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës, për të cilën ai tha se duhet ta ndërpresë.

Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës.

Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës

Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t?ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës.“/CNA.la

Lajmet e fundit nga