LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse disa njerëz në Kinë zgjedhin të martohen me fantazma

11 Korrik 2021, 07:22, Blog CNA
Pse disa njerëz në Kinë zgjedhin të martohen me fantazma

Në provincat rurale kineze si Shanxi, Shanxi dhe Henan, është më se e zakonshme martesa e shpirtrave të larguar tashmë nga kjo botë, apo që një person i gjallë të martohet me një person të vdekur. Por pse ndodh kjo? Pse mund të dëshirojë dikush të organizojë ose të marrë pjesë në një martesë pas vdekjes?

Besimi tek jeta e përtejme është shumë i fortë në Kinë. Familjarëve u kërkohet t?i bëjnë dhurata të rregullta shpirtrave të paraardhësve të tyre, për t?u siguruar që ata të jenë të lumtur në jetën tjetër. Oferta të tilla përfshijnë para, shtëpi të vogla ose shërbëtorë, që të gjitha të bëra prej letre në mënyrë që ato të digjen dhe të transferohen në botën e përtejme.

Nëse një burrë apo grua vdes i pa martuar, besohet se do të jetë shumë i vetmuar në jetën e përtejme. Ndaj prindërit do t?i rregullojnë një martesë me një njeri ende te gjallë, jo vetëm sepse i duan fëmijët e tyre dhe duan të shmangin vetminë, por edhe sepse kanë frikë se një fantazmë e palumtur ka më shumë të ngjarë të rikthehet dhe t?i përndjekë.

BBC raportoi në vitin 2016 se martesat të tilla ishin shumë të njohura në Shanxi, pasi shumë burra të pamartuar kishin humbur jetën në industrinë e minierave të qymyrit. Gjetja e një nuseje për djalin e tyre të ndjerë për në jetën e përtejme, ishte një mënyrë për ta kompensuar sakrificën e një personi që kishte vdekur i ri,duke punuar për të mbajtur familjen.

Kinezët besojnë se një shpirt i pakënaqur mund të shkaktojë sëmundje brenda familjes të tij, si një shenjë revolte. Nëse një i afërm sëmuret disa kohë pas një funerali dhe nuk mund të gjendet një kurë normale, kjo gjë mund ta shtyjë familjen të kërkojë për të ndjerin një bashkëshort fantazmë.

Edhe pse pasardhësit kujdesen për ?pllakat spirituale? të anëtarëve të vdekur të familjes, për disa kinezë është e rëndësishme që të kenë fëmijë që ta vazhdojnë këtë traditë. Një ?pllakë spirituale? është një pankartë e lidhur me një person të vdekur që përdoret në ritualet e kujtimit.

Pranë pllakës digjet temjani, dhe para tij mund të vendosen ushqime, pije dhe dhurata të tjera. Ndërsa shumëkush mund të mendojë se një burrë i vdekur nuk mund të ketë fëmijë, kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë.

Nëse një burrë martohet pas vdekjes, atëherë familja mund të adoptojë një trashëgimtar për të. Zakonisht, vëllai i të ndjerit do të caktojë një nga djemtë e tij si trashëgimtar të xhaxhait. Kjo realizohet duke shkruar një kontratë që vendoset nën pllakatën e të ndjerit.

Sapo ndodh ky akt, djali do të trashëgojë pjesën e babait të tij të ri në pasurinë e familjes, por ai duhet t?i bëjë ofertat e duhura babait të tij adoptiv. Në disa zona, një burrë i pamartuar nuk mund të varroset në të njëjtin varr me familjen e tij, pasi ai ka turpëruar paraardhësit e tij duke mos e vazhduar linjën e tyre familjare.

Grave të pamartuara mund t?u mohohet një varrim zyrtar. Një martesë fantazmë midis dy shpirtrave të vdekur, do t?i zgjidhë të dyja këto probleme, dhe do të lejojë një funeral të denjësi për djalin po ashtu edhe për gruan e tij të re, duke qetësuar të dyja familjet.

Ndërsa martesa fantazmë zhvillohen zakonisht midis dy personave të vdekur, ka edhe shumë martesa që kryhen midis një personi të gjallë dhe një të vdekuri. Presionet e ndryshme sociale, bëjnë që një bashkim i tillë i çuditshëm të jetë tërheqës për disa njerëz.

Gratë e pamartuara në disa pjesë të Kinës, shihen jo vetëm si të përdala,por edhe si një barrë për familjet e tyre. Ato mund të lihen mënjanë nga shoqëria. Një martesë me një të vdekur do ta përmirësonte pozitën e saj në komunitet, dhe do t?i jepte një vend në shtëpinë e familjes së burrit të saj të ndjerë.

Përveç kësaj, tradita kineze nuk e lejon që vëllezërit e vegjël të martohen para vëllezërve të tyre më të mëdhenj. Pra, nëse një vëlla më i madh vdes pa u martuar, një martesë e tillë do t?u japë mundësi vëllezërve më të vegjël që të martohen pa shkelur traditën apo pa shkaktuar pakënaqësinë e shpirtit të vëllait të madh.

Në disa raste, familjet do të bëjnë shumë përpjekje për t`u siguruar që fëmija i tyre i ndjerë të ketë një bashkëshort të duhur. Për këto martesa të veçanta ka edhe mblesë (feng shui) të veçantë. Këta të fundit do të hulumtojnë dhe do të konsultohen me horoskopët, për t?u siguruar që dy shpirtrat të përputhen në mënyrën më të përshtatshme.

Një mbles u shpreh për median kineze se 30 vjet më parë kushtonte rreth 5.000 jen (1.035 dollarë) për të blerë eshtrat e një gruaje për një martesë fantazmë. Por në vitin 2016, ky çmim ishte rritur në mënyrë dramatike në 150.000 jen (31.059 dollarë).

Disa njerëz lënë një pako në rrugë, dhe kushdo që e merr atë do të jetë i detyruar të bëhet bashkëshorti i personit të vdekur. Mund të ndodhë që personi i vdekur t?i shfaqet një të afërmi në një ëndërr për t?i sugjeruar se me kë mund të martohet.

Në disa raste, mund të ndodhë që dy persona që kanë qenë të fejuar, të martohen edhe kur njëri prej tyre ndërron jetë. Në vitin 2015, u bë virale një video që tregonte një burrë që martohej me të dashurën e tij të ndjerë. Ndërkohë nëse një grua dëshiron të martohet me të fejuarin e saj të ndjerë, ajo duhet të ndjekë kushtet e rrepta të zisë, të betohet se nuk do të martohet më kurrë,dhe të jetojë me familjen e burrit.

Një martesë midis 2 shpirtrash, ose midis një njeriu të gjallë dhe një shpirti, kryhet në të njëjtën mënyrë si një martesë normale kineze, por me elemente funerale të shtuara. Figurinat prej bambuje të veshura me rroba tradicionale martese përdoren për të përfaqësuar palët e ndjera, të cilat më pas digjen.

Familja e nuses do të sigurojë një pajë që mund të përfshijë bizhuteri, shërbëtorë dhe një shtëpi (natyrisht të gjitha të bëra nga letra). Dhuratat e shkëmbyera midis anëtarëve të gjallë të anës së nuses mund të përfshijnë ëmbëlsira, fustane dhe para.

Për të siguruar që të dy shpirtrat mund të jenë së bashku në jetën e përtejme, zhvarroset trupi i nuses dhe pastaj rivendoset në një arkivol të përbashkët me dhëndrin. Shpirti i gruas së vdekur do të ?drejtohet? për në shtëpinë e saj të re nga një medium ose prift. Por me këtë traditë është abuzuar dhe vazhdohet të abuzohet.

Kështu në vitin 2015, u raportua se 3 të dyshuar ishin arrestuar për grabitje në lidhje me një martesë fantazmë. Burrat ishin shtirur si të afërm të një gruaje të vdekur dhe negociuan shitje për 25.000 jen (4.000 dollarë) të trupit të saj. Fatmirësisht, ata u kapën nga fshatarët në kohën kur po përpiqeshin të vidhnin eshtrat e saj.

Edhe miratimi i një ligji në vitin 2006 që e bën të paligjshme shitjen e një kufome nuk i ka penguar disa kriminelë. Varrezat kanë vendosur të instalojnë kamera ÇTV dhe të rekomandojnë përdorimin e arkivoleve prej betoni për të parandaluar zhvarrimet dhe grabitjet. Ndërsa martesat fantazmë janë të njohura në Kinë, ceremoni të tilla janë zbuluar edhe në Francë, Sudan dhe pjesë të Azisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga